More

    Na ishte seç na ishte

    Një ditë një dhelpër ra në pus. U mundua sa u mundua por nuk doli dot. Pastaj vendosi të presë, sepse nuk dinte si të dalte. Një cjap e kishte marrë etja, dhe erdhi tek pusi për të pirë ujë. Aty pa dhelprën brenda, dhe e pyeti: 
    – O dhelpër, a është uji i mirë?
    Dhelpra filloi ta lavdojë e ta mburrë qartësinë dhe kthjelltësinë e ujit sa s’ka më. Pastaj i tha, 
    – Hajde më mirë këtu poshtë, se këtu e shijon më mirë. 
    Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja pa se nuk dilte dot nga pusi. 
    – Si t’ja bëjmë tani? – tha cjapi. Si do të dalim prej pusit? 
    Dhelpra i tha:
    – Mos u bëj merak. Kam menduar unë për të dy. Shiko si do të dalim…

    Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të
    ngjitem unë lart mbi kurrizin tënd, do të të tërheq dhe do të të ndihmoj edhe
    ty. 
    Cjapi pranoi. Dhelpra këceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.

    Cjapi i thirri: – O dhelpër, po mua më harrove? 
    Cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë. Dhelpra u kthye e i tha:
    – I dashuri cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as
    që do të zbritje në pus para se të mendoje se s’do kishe për të dalë.

    Morali: Njerzit e mençur së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë e ti kryejnë ato.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here