Më shum

    Kinematografia shqiptare shkon në “Crossing Europe”

    Kinematografia shqiptare përfaqësohet në festivalin e filmit “Crossing Europe” në Linz të Austrisë. Regjisorja Iris Elezi njëkohësisht dhe drejtoreshë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ka bërë një përzgjedhje të filmave, që prezantojnë faza të ndryshme të kinematografisë sonë në “Crossing Europe”.

    Përzgjedhja e filmave për programin “Carte Blanche” është ndarë midis filmave të prodhuar në të kaluarën para viteve ’90, si dhe prodhimeve më të reja. Në festival krahas tre filmave artistikë të viteve ’70 realizuar nga regjisorja e njohur Xhanfise Keko, programi historik përfshin gjithashtu një komedi të dashur të realizuar nga Dhimitër Anagnosti, filmin “Përrallë nga e kaluara”.

    Sa i takon krijimtarisë së regjisores së njohur Xhanfise Keko do të shfaqen në Austri filmat “Mimoza llastica”, “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Kur po xhirohej një film”, që janë prodhime që i takojnë kinematografisë shqiptare para viteve ’90.

    Kjo pjesë e programit plotësohet me dy filma të tjerë, “Bota” nga Iris Elezi, dhe prodhimi më i fundit dhe i suksesshëm që u shfaq në festivale ndërkombëtare, “Nëntor i ftohtë” nga Ismet Sijarina.

    Por një përmbledhje e programit për regjisore Xhanfise Keko do të jetë dhe në muajin maj në Muzeun e Filmit Austriak në datat 1 dhe 2 maj, ku gjithashtu do të jenë filmat “Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij”, si dhe “Kur po xhirohej një film”.

    Festivali “Crossing Europe” ku prezantohen dhe filmat shqiptarë nisi dje për të përfunduar më datë 30 prill.

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here