Virusi famëkeq që ka përfshirë gjithë botën, COVID19 ka arritur edhe në Kosovë.
Sot janë testuar mbi 15 persona nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, derisa 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
“Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëri është i moshës 20 vjeçare dhe tjetri i moshës mbi 70 vjeçare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.”, tha ministri Vitia.