Gjatë këtyre ditëve janë vënë re ndryshime të shpeshta të temperaturës, e si pasojë ne njerëzit jemi më të rrezikuar që të prekemi nga virozat.
Përveç kësaj jemi edhe në sezonin e virozave. Kështu që ekziston mundësia për t’u prekur nga virozat e stinës.
Por si të kujdesemi për shëndetin tonë gjatë kësaj periudhe? Mënyra se si ushqehemi është një nga elementet kryesorë. Virozat dhe sëmundjet e lehta mposhten me perime dhe fruta bio.
Nuk është surprizë për askënd, nëse themi që frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina që e ndihmojnë sistemin imunitar. Kryesisht, vitaminat A, C dhe E ndihmojnë sistemin imunitar, dhe frutat janë burimi primar nga i cili mund t’i marrim. Vitamina C gjendet në qitro, portokalle apo domate. Perimet me gjethe të gjelbra dhe avokado janë burimi kryesor i vitaminës E.
Ushqimet e pasura me zink janë të domosdoshme për trupin e njeriut në sezonin e dimrit dhe ushqimet e pasura me këtë mineral janë guaskat e detit, vezët, mishi i kuq, fasulet dhe kungujt.
Gjithashtu edhe supa e pulës ndihmon organizmin nga sëmundjet inflamatore duke e ulur ndjeshmërinë ndaj simptomave të stinës. Supa e kockave të pulës përmban kolagjen dhe ndihmon gjithashtu edhe me lëndë ushqyese dhe me aminoacide të cilat janë faktor në shmangien e sëmundjeve inflamatore. Supa e lëngshme, nëse serviret e ngrohtë, ju ndihmon edhe në hidratimin e trupit.
Pavarësisht ushqimeve që konsumojmë, një gjë shumë e rëndësishme është edhe të qenit gjithmonë të hidratuar. Çaji i ngrohtë është mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar në sezonin vjeshtë – dimër.
E ku mund të gjeni produkte bio? Në Tiranë ka plot dyqane që ofrojnë produkte të certifikuara bio, e një prej tyre është edhe rrjeti i dyqaneve MIA Organic.
Kjo e fundit ka disa vite në treg dhe shet vetëm produkte bio, të prodhuara në një fermë në Shqipëri. Ky dyqan ka si objektiv të sjellë pranë konsumatorit produktet më të mira natyrale dhe organike shqiptare duke ruajtur standardet më të larta.