Një makinë e parkuar në qytetin e Korçës, është sulmuar me armë mbrëmjen e sotme, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur viktima.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4, rreth orës 21:45, ndërsa mjeti ishte në pronësi të shtetasit me inicialet A.A.
Ky i fundit nuk ndodhej në mjet, në momentin e të shtënave, por e kishte të parkuar në rrugë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.