Categories
Gjeografia

Laguna e Karavastase

Ndahet nga deti nëpërmjet një brezi të gjërë rëre, të mbuluar nga pylli i dendur, buzë te cilit ndodhet një plazh mjaft i madh. Lidhet me detin me tri kanale, njëri prej të cilëve artificial, i hapur për nevojat e peshkimit. Nëpër këto kanale, si pasoje e baticës dhe zbaticës, rrjedhja e ujit ndryshon drejtim çdo 6 orë.

Gjate nje cikli të baticë-zbaticës shkëmbimi  i ujit me detin arrin afërsisht 1/50 e volumit të gjithë lagunës. Në brendësi të saj ka dhe ishuj të vegjël, në të cilin folenizojnë shpendët. Karakteristike në këtë zonë  është kolonia e Pelikanit Kaçurel me rreth 60 çifte  që përfaqëson rreth 5% të numrit të përgjithshëm të  kësaj specie në shkallë botërore. Karavastaja për këtë specie përfaqëson kufirin  më perëndimor  të saj. E veçantë është dhe prania e disa qindra çifteve  të dallandysheve të detit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *