Më shum

    Pasurite Energjitike

    Zona e Fierit eshte nje nga zonat me te medha, me dy vendburime nafte, Patosin dhe Marinzen. Ketu nafta gjendet ne zonat ranore dhe ka permbajtje te larte benzine. Perpunimi i saj behet ne qytetin e Fierit, ne kompleksin kimiko-energjetik.Zona e rrjedhjes se poshtme te Devollit, me vendburimin e Kucoves eshte zona me e vjeter e naftenxjerjes ne Shqiperi.Perpunimi behet po ne Kucove.Zona e Mallakastres eshte me e madhja per nga shtrirja dhe ndryshon nga dy te parat se ka permbajtje me te madhe mazuti. Ne Ballsh behet edhe perpunimi i thelle i naftes.Zona e rrjedhjes se poshtme te Vjoses, me vendburimin e Gorishtit eshte zona tjeter naftembajtese dhe perpunimi behet ne Cerrik.Shenja naftembajtese shfaq edhe rajoni detar, ku po kryhen kerkime nga shoqeri te huajaVendburime te tjera jane ato te gazit te thate si ne Bubullime, e Divjake te Lushnjes.Vendin kryesor ne tere propdhimin e qymyrgurit e ze rajoni juglindor, i cili permban shtresa qymyrmbajtese me shtrirje nga Pogradeci e Mokra deri ne gropen e Kolonjes. Jane vene ne shfrytezim disa vendburime si ne zonen e Pogradecit, ne vendburimet e Alarupit dhe te Petrushes, zona e Korces me vendburimet e Mborje Drenoves, kurse zona e Kolonjes me vendburimin e Bezhanit.Rajoni i Tiranes perbehet nga tre zona qymyrmbajtese, fusha e Tiranes, me Valiasin dhe Mezezin, fusha e Durresit me Manzen e Gerdecin dhe malesia e Kerrrabes dhe e Mushqetase. Ne Valias behet edhe pasurimi i qymyrgurit.Rajoni jugor ka zonen e Memaliajt, ku gjenden edhe fabrika e pasurimit.Megjithese qymyri i Shqiperise eshte teresisht i tipit linjit dhe me cilesi te mira, ai aktualisht po shfrytezohet shume pak. Keto miniera mbas vitit 90′ pothuaj jane paralizuar teresisht.

    Vendburimet e mineraleve metalorë

    Ne industrine e mineraleve metalike, rajoni qendror ze vendin kryesor. Ketu eshte perqendruar metalurgjia e zeze (Elbasan) dhe pirometalurgjia (Laç).Rajoni i malesise Puke-Mirdite ze vendin e dyte per nga pesha ne pasurite minerale metalike. Ne kete zone gjenden kryesisht rezervat e medha te mineralit te bakrit qe nxiren ne Spac, Kacinar, Kurbnesh, Thire, Rubik, Perlat, Tuç, Porave dhe Qafe Bar. Industria e pasurimit eshte ngritur ne Kurbnesh, Rreps, Fushe Arez dhe Rreshen. Shkrirja dhe elektroliza e bakrit behet ne Rubik. Edhe kjo industri mbas viteve 90′ ka ulur ndjeshem prodhimin si pasoje e reformave te privatizimit dhe amortizimit te larte te teknologjise. Kompani te huaja amerikane dhe kanadeze kane shprehur interes per te rivene ne pune industrine e bakrit. Rajoni Mat-Drini i Zi perfshin vendburime te kromit dhe ne zonen e Martaneshit dhe te Bulqizes jane disa miniera per shfrytezim. Ketu eshte ngritur edhe industria e pasurimit me qender Bulqizen dhe Krasten, ndersa ne Burrel funksionin uzina e ferrokromit.Rajoni verilindor eshte i njohur per pasurite e kromit dhe te bakrit. Minerali i kromit nxiret ne Kalimash, Kam dhe ne Ragam, kurse minerali i bakrit nxiret ne Gjegjan dhe shkrihet ne Rezhepaj te Kukesit.Nje pjese e minierave te kromit mbas vitit ’90 jane dhene me qera tek privatet per shfrytezim dhe aktualisht jane perfshire ne procesin e privatizimit.Rajoni juglindor ka dy zona hekur nikeli. Ne zonen e Perrenjasit jane keto vendburime : Perrenjas, Pishkash, Bushtrice, Xixillas, kurse ne zonen e Pogradecit Guri i Kuq, Radoka dhe Cervenika. Keto vendburime kane rreth 10 vite qe nuk shfrytezohen, si pasoje e renies se kerkeses ne tregjet nderkombetare.Mjedisi shqiptar eshte i pasur edhe me minerale te tjera metalike dhe jo metalike, me ujra minerale e termominerale, te cilat filluan te shfrytezohen pjeserisht ne fund te viteve 70′.Ne vitin 1990 kjo industri dha 4,3 % te prodhimit te pergjithshem te industrise minerare.Ne rajonin Jugor eshte perqendruar nxjerja e fosforiteve, perpunimi i ujit mineral, nxjerja e kripes dhe e dolomitit.Rajoni qendror eshte i pasur me bokside, kryesisht ne malin e Dajtit, por qe jane shfrytezuar minimalisht. Rajoni Mat-Drin i Zi eshte i njohur per nxjerrjen e mermerit ne Muhur te Peshkopise, per mineralin e squfurit ne Kercisht dhe per ujrat termominerale ne llixha te Peshkopise.Rajoni Malesise Puke-Mirdite dhe rajoni veriperendimor ka perqindje te vogla kuarci, manganez, kaoline, olivinite e deltine. Nxjerja dhe perpunimi i ketyre mineraleve ka qene fare i paket, me perjashtim te mermerit.

    Latest news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Related news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here