Categories
Jetë Shëndeti

Lëngu nga farat e shalqirit bën çudira për stomakun tuaj

Konsumimi i këtyre farave u ndihmon edhe atyre që kanë probleme me traktin urinar dhe me gurët në veshka

Konsumimi i këtyre farave u ndihmon edhe atyre që kanë probleme me traktin urinar dhe me gurët në veshka

Nëse ju pëlqen shalqiri, atëherë duhet ta dini se farat e shalqirit ofrojnë shumë përparësi shëndetësore dhe ato janë shumë efikase për përmirësimin e sistemit të tretjes. Farat e shalqirit janë të pasur me fibra të cilat mund të përmirësojnë tretjen, të shërojnë inflamacionin e zorrëve dhe verdhëzën.

Konsumimi i këtyre farave i ndihmon edhe ata që kanë probleme me traktin urinar dhe gurët në veshka. Farat e shalqirit përmbajnë sasi të madhe të citrulinës, të cilat përmbajnë antioksidues dhe mund të ju ndihmojë nëse keni problem me shtypjen e lartë të gjakut, arterosklerozën dhe angjinën.

Për të përfituar të mirat e këtyre farave duhet t’i bluani dhe t’i zieni. Mënyra më e mirë që të konsumohen është të bëni çaj nga farat e shalqirit: kështu, katër lugë të farave të shalqirit, i zieni me dy litra ujë për 15 minuta.

E pini këtë qaj për tri ditë dhe pastaj bëni pauzë një ditë. Vazhdoni të pini çajin me këtë rregull gjatë javëve në vijim. Çaji nga farat e shalqirit është i pasur me magnez, hekur, vitaminë A, B dhe C, antioksidues, kalcium, etj. Çaji është i shkëlqyeshëm për forcimin e kujtesës dhe funksionimin e zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *