Categories
Përralla

Macoku me Cizme

Në një fshat shumë të largët jetonte një mullixhi me tre djemt e tij. Djali i vogël quhej Markez dhe ishte i preferuari i tij. Por kur mulluxhiu vdiq, mullirin ja la djalit të madh, gomarin djalit të dytë dhe maçokun djalit te vogël. Dy vëllezërit e mëdhej qeshën dhe e braktisën vëllanë e vogël. Ai u dëshpërua dhe pyeste veten pse babai i la maçokun.

-Ahh maçok, çfarë të bëj me ty unë tani! – tha Markezi- Unë mezi ushqej veten time, s’kam as gomar të paktën. Si do të jetoj?

Diçka magjike ndodhi që e tronditi Markezin.

-Mos u shqetësoni mjeshtër. Do t’ju ndihmoj unë! – tha maçoku.

-Maçok!!! Ti di të flasësh?- bërtiti i habitur Markezi.

-Ohhh unë mund të bëj dhe shumë gjëra të tjera. Mjafton të më japësh një çantë, një palë çizme dhe do e shihni se ç’mund të bëj.- tha i bindur maçoku.

Markezi ishte akoma i tronditur dhe po mendonde si mund të gjente një palë çizme dhe një çantë. Megjithatë një mace që fliste i dha atij shpresë.

-Në rregull maçok do ti jap ato që kërkove dhe të shohim se çdo bësh.

Markezi mori ato pak lekë që kishte dhe shkoi te këpucari. Këpucari u çudit nga kjo kërkesë e pazakontë. Këpucari ja përgatiti dhe maçoku u pajis me ato qê kërkoi.

-Tani maçok i more ato që kërkove, çfarë do të bësh për mua?! – e pyeti Markezi

-Si fillim do të përgatis një darkë për ne të dy.

Maçoku u nis në një vend ku e dinte se kishte lepuj. Futi në çant karrota, dhe u fsheh pas pemës. Nuk kaloi shumë kohē dhe lepujt i panë karrotat dhe u futën në çantë. Maçoku u hodh me shpejtësi dhe mbylli çantën. Çantën e çoi te Markezi. Markezi u lumturua dhe përgatiti darkën. Ushqim kishte aq shumë sa teproi dhe për të nesërmen.

Maçoku përsëri doli ditën tjetër dhe kapi lepun në të njëjtën mënyrë. Rrugës për në kthim ai pa kështjellën e mbretit dhe tentoi te futej, por rojet e ndaluan.

-Më lini të kaloj, kam dhurata për mbretin, dhe s’ka për ti pëlqyer që më ndaluat- tha maçoku.

Rojet shtangën nga ajo që dëgjuan dhe e lejuan maçokun te futej. Maçoku hyri brenda dhe takoi mbretin, mbretëreshën dhe princeshën. Ai nisi te fliste:

-Madhëri unë jam maçoku dhe i përkas Markezit të Karabasit. Ai dëshiron t’ju dhurojë ju këta lepuj.

Mbreti u habit nga ajo që dëgjoi.

-Faleminderit. Thuaji zotërisë suaj se e pranojmë dhuratën e tij.

Princesha u magjeps nga maçoku dhe tha:

-Do ta quajmë maçoku me çizme. Përpara se të ikte ata i shtruan maçokut një tryezë tepër te shijshme. Më pas maçoku u largua tepër i kënaqur.

Maçoku shkoi te Markezi dhe i tregoi ato që kishin ndodhur. Ai u habit akoma mē shumë dhe e pyeti veçanërisht për princeshën.

Ohhh ishte shumë e bukur, e ëmbël dhe e sjellshme. Madje më vuri dhe një emër Maçoku me çizme. Mendoj se duhet të martoheni mè të.

-Une mund të jem zotëria juj maçok, por nuk jam princ- qeshi Markezi.

Maçoku nuk tha asnjë fjalë. Ai përditë shkonte te mbreti dhe i dhuronte lepuj. Shumë shpejt u hap fjala për maçokun me çizme që fliste dhe i çonte përditë dhurata mbretit. Jo shumë larg kështjellës jetonte një gjigant, të cilin nuk e kishte parë asnjeri. Të gjithë ata që kalonin i kollufiste. Maçoku mendoi ti bënte një vizitë. Kur gjiganti e pa nisi të qeshte me çizmet e maçokut.

-Ti duhet të jesh ai maçoku me çizme që flet -tha gjiganti.

-Ndërsa ti je gjiganti me fuqi te medha -i tha maçoku.

Gjiganti kënaqej teksa dëgjonte për famën e tij. Ai e ftoi maçokun dhe e pyeti pse kishte ardhur. Maçoku iu përgjigj se kishte ardhur për të parë fuqitë e tij, dhe se kishte dëgjuar që ai mund të kthehej në shumë lloj kafshësh. Gjiganti i konfirmoi fjalēt e tij duke u kthyer në një luan tē madh. Maçoku u frikësua dhe i kërkoi të kthehej si më parë.

-A më beson tani- i tha gjiganti.

-Po gjigant, të besoj. Po nē kafshë të vogla a mund të kthehesh si për shembull në një mi? Gjiganti qeshi me të madhe dhe i tha se ishte e thjeshtë fare. Sapo u shndërruanë mi, maçoku iu hodh sipër dhe e kollufiti te tërë. Ai doli nga kēshtjella e gjigantit dhe shkoi te zotëria e tij. Kur shkoi te shtëpia ai i kërkoi Markezit të shkonin në lumë të laheshin. Maçoku i fshehu rrobat e Markezit ndërkohë qe po lahej. Aty po kalonte karroca e mbretit, që kalonte njëherë në javë. Sapo e pa maçoku nisi të ulëriste:

-Ndihmë, ndihmë!!!

Karroca ndaloi dhe mbreti njohu zërin e tij. Mbreti e pyeti se pse po thërriste. Ai i tha se dikush i vodhi rrobat e zotërise ndërkoh që po lahej dhe iu lut ta ndihmonte. Mbreti menjëherë urdhëroi shërbëtorët të sillnin rrobat më të mira. Rojet vrapuan dhe i çuan Markezit rrobat dhe e sollen te mbreti. Aty princesha e pa Markezin i cili i dukej si një princ. Dhe Markezi nuk mund mos ta shihte princeshën me gjithë bukurinë e saj. Ata u dashuruan me shikim të parë. Mbreti e falenderoi për dhuratat që i kish sjell përditë. Maçoku menjëherë e ftoi në kështjellën e zotëris së tij. Markezi e pa me çudi maçokun, por nuk e dha veten sepse kish besim te ai. Ata ndoqën maçokun dhe ai i drejtoi për në kështjellën madhështore te gjigantit. Ai porositi të gjithë shërbëtorët e gjigantit të thonin se Markezi ështe princii tyre para mbretit. Shërbëtorët pranuan menjëherë. Shumë shpejt karroca e mbretit erdhi dhe shërbëtorët u përkulën para tyre. Mbreti u habit nga pronat që kishte Markezi.

Më pas hynë ne kështjellë dhe u shtrua një tryezë madhështore saqë të gjithë shtangën. Markezi i habitur nuk e dha veten por veproi tamam sikur të ishte një princ me sjelljen e tij. Markezi dhe princesha nuk ja hoqën sytë njëri tjetrit. Këte gjë e vunë re dhe mbreti e mbretëresha dhe kuptuan se kishin përpara një burrë të denjë për vajzën e tyre. Mbreti mori fjalën dhe e habiti Markezin me fjalët e tij.

-Markez a do te doje të martoheshe me vajzën time?

-Madhëria juaj nuk ka kënaqësi dhe nder më të madhe. -tha i lumtur Markezi.

Ata shumë shpejt u martuan dhe Markezi aty kuptoi se sa mirënjohës i ishte babait të tij që i la maçokun. Ata jetuan të lumtur përgjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *