Categories
Lajme

“Malësia na bashkon” e Shqiptarëve synon fitoren në Komunën e Tuzit

Nën koalicionin “Malësia na bashkon” partitë shqiptare në Komunën e Tuzit në Malin e zi, janë bashkuar si asnjëherë më parë me synimin historik për të fituar zgjedhjet lokale dhe udhëhequr komunën në shumicë me popullsi shqiptare.Tre subjektet politike shqiptare, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, kanë përfunduar me sukses misionin e tyre të bashkimit për të shkuar në zgjedhjet lokale të 3 marsit.

Atmosfera ne qytetin historik të Tuzit është si rrallë herë plot frymëzim patriotik. Veçanerisht mergata shqiptare e ardhur nga SHBA u ka dhënë një kuptim tjetër këtyre zgjedhjeve. Mbi 200 shqiptarë janë kthyer për të votuar përfaqësuesit e tyre.

Liderët e partive që do të garojnë për 32 vende në komunen e re shprehen optimistë për zgjedhjet e së dielës.

Nga ana e tyre krerët e partive malazeze që garojnë në këto zgjedhje thonë se fushata ishte një model kuptimplote i qytetarisë që treguan forcat politike me një vullnet për zgjedhje demokratike.

Dita e fundit e fushatës u mbyll me një ceremoni ku flamuri kuqezi dhe ai amerikan valviteshin sëbashku.
Mbi 11 mijë qytetarë të Tuzit do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për ti përfaqësuar në komunën më të re me një mandat 4 vjeçar.
Nëse koalicioni shqiptar “Malësia na bashkon” do te marrë mbi 17 mandate, për herë të parë shqiptarët e Tuzit do të kenë qeverisjen e vete lokale, ç’ka do të thote se shqiptarët do të përcaktojnë vetë të ardhmen e tyre.

Tuz , Malësia – Shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *