Manastiri i Deçanit konsiderohet si objekt i trashëgimisë fetare serbe.
Mirëpo, një historian po pretendon se ka fakte që kjo faltore e shekullit XIV i ka takuar shqiptarëve.
Sipas Shkodran Imerajt, Kristobula e Manastirit është marrë nga aty bashkë me katër libra tjerë fetarë në vitin 1330, por askund nuk ekziston origjinali i këtij dokumenti.
Kjo, sipas Imerajt, do të thotë që ai është falsifikuar.
Ai thotë se edhe arkitekti i Manastirit, Fra Vito nga Kotorri, ishte shqiptar dhe kjo e dëshmon autenticitetin e këtij objekti.
Më së shumti, sipas Imerajt, e dëshmon një kërkesë e kryemonakut të manastirit, Serafim Ristiq, që shërbente gjatë viteve të ‘50-ta të shekullit XIX aty.
Në këtë dokument Ristiq ka kërkuar nga Cesa Jovanoviqi, Arqipeshkop i Beogradit, kthimin e kopjes së Krisobulës në bibliotekën e manastirit e një gjë e tillë nuk u bë kurrë.
Ndërkaq, në një libër të Ristiqit, sipas historianit që po e studion këtë çështje dëshmohet edhe më shumë se manastiri është i shqiptarëve pasi aty këndohet një lutje me fjalët “Manastir i lashtë, në trevën e Dardanisë qëndron qysh moti”.