Ishte shumë e bukur që të ishte e vërtetë. Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla feston sot 20-vjetorin e lindjes dhe ishte shumë pranë dhuratës më të bukur. Ai i shënoi gol Juventusit në minutën e 21-të në ndeshjen që Verona e tij po luan me bardhezinjtë.
Mbrojtësi kuqezi shënoi pas një goditjeje krejt të lehtë me kokë, por pas festës ndërhyri sistemi VAR dhe goli u anulua për pozicion jashtë loje. Bëhet fjalë për pak milimetra.