More

    Mbishkrimet etruske flasin shqip “dëshifrim”

    Nga: Aleksander Hasanas

    Sythina etruske – Etimologji
    Ashtu si shumica e enëve të këtij lloji, ‘vazo – etruske’ janë pa bazë dhe koka është e mbyllur me një kapak në formën e një bulze – SYTHI në krye të saj. Ajo është përdorur si një enë e vogël terrakote që mbante vaj ose parfum. Shumë vazo të tilla janë gjetur në varret e grave.
    Fjala “Suthina” e gdhendur në këtë objekt dhe në objekte të ngjashme të tjera hidhet një hipotezë se i përket gjuhës greke: fjalë që formohet nga emri “Suthi” (varri) dhe prapashtesa “-na” që tregon përkatësinë e saj në varr.
    Por, orenditë etruske me mbishkrimin: ‘ΜVΘΙΝΑ = ΣVΘΙΝΑ’ të cilat i përkasin periudhës së shekullit të 4- 3 pes, vetëm greke nuk mund të jenë. 
    Së pari alfabeti i përdorur aty është një alfabet i pastër etrusk shumë larg atij alfabeti të quajtur grek, së dyti ky mbishkrim gjendet edhe në objekte si unaza apo mbajtëse (enë në forme rrethore) e tjera siç shihet edhe në figurë.
    Krejt jashtë çdo llogjike të kemi në unazë apo në sende e orendi të tjera prej bronzi të shkruar fjalën “Varr” 
    Në shkrimet greke në asnjë rast të vetëm shkronja ‘V’ nuk lexohet ‘U’ përveçse: V = NVihet re qartë se në krye të kësaj vazoje etruske kapaku i saj mbyllsja ka formën e një “bule – sythi”, e për këtë i drejtohemi fjalorit të gjuhës shqipe dhe aty gjejmë:
    SYTH m.
    1. bot. Bulë në majë a në anë të degës së drurit, nga e cila shpërthejnë gjethet dhe rriten bisqe të reja; mugull. Sytha anësorë. Syth i fjetur syth që nuk zhvillohet. Shartojnë me sytha. Nxjerrin sytha pemët në pranverë.
    Syth – Secili lak i vogël që bën filli në rreshtin e diçkaje të thurur me shtiza; syçkë, gojëz e çorapit, e trikos etj.; çdo #vrimë e rrjetës së thurur, aty ku bën lak filli, lakth; #rreth i vogël që bëhet duke e lakuar litarin për ta shtrënguar, laku i litarit. Bëri dy sytha.
    Syth – Vrimë e vogël në derë për të shikuar jashtë që nga brenda pa u dukur. Syth me xham të posaçëm. Shikon nga vrima e sythit.
    Syth – Secila nga dy pjesët e hejbeve. Sythat e hejbeve, (mbajtset). Mbushi plot të dy sythat.
    Syth – fig. Diçka e rrumbullakët a në trajtë kokrrize që del në sipërfaqe; flluskë e vogël, sumbull, bulë. Sytha gjalpi (lyre).
    Pra kjo është  një nga arsyet pse këto “vazo mbajtëse” me një Syth të vogël sipër saj mbyllur me një kapak sythin-gojzën me formën e një bule quhet: SYTHINA.

    Veç kësaj tek gjuha e jonë e lashtë shqipe gjejmë gjithashtu:
    SUTAK m. krahin. = Kafka e kokës. {ashtu si kafkat etruske = vazo mbajtese *Sutina} 
    SUTË f. zool. 
    1. Femra e drerit, drenushë. Sutë e plagosur. E shkathët (e hajthme) si sutë mali. 
    2. fig. Vajzë e hijshme dhe e shkathët; vajzë e urtë, e butë. Një sutë shtathedhur. 
    Kjo është *SYTHINA etruske – Një Zanë, një drenushe e vërtetë, vajzë e bukur që si trembet syri e hijshme, shtathedhur: Sute mali.
    Tek gjuha shqipe edhe fjala “unazë ka po këtë kuptim, si nje Syth – lak rreth i zanë> unazë që hyn [t’ynel në gishtat tanë (δαχτυλίδι)] sythe, Sythina.Më e rëndësishmja është se kemi gjithashtu të dokumentuar në fjalorin etrusk aty gjejmë: Sa i përket germave aspiruese th, ph, kh, nuk duket të ketë ndonjë kontrast fonologjik mes t dhe th: śuth = sut- ‘për të f’ut-ur, mbajtur qëndruar, vendosur’,  njëjtë si edhe: Tuthi = tuti ‘komunitet, shtet’. (Vend)As regards the aspirate letters th, ph, kh, there does not seem to be any phonological contrast between t and th: śuth = sut- ‘to stay, place ?’, tuthi = tuti ‘community, state’. (The Macro-Comparative Journal Vol. 3 No. 2 )
    Pra: Suth; Sut do të thotë mbajtëse njëjtë si vazot etruske “Sythina” apo si ende në shqip *Sytjena; sutjenat e femrave per të mbajtur gjoksin e tyre.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here