Shkrimi i mëposhtëm i përshtatur
Që Korça është një xhevahir, kjo tashmë është e qartë për të gjithë, qyteti njihet ndryshe edhe si Parisi i vogël. Nuk është asgjë tjetër veçse një qytet i mrekullueshëm, i rafinuar dhe elegant. Por Korça, për mendimin tim është shumë më shumë. Është qytet tipik shqiptar, shqiptar deri në deje dhe këtë mund ta ndjesh në zemrat e të gjithë banorëve që jetojnë aty.
Kujtojmë se është qyteti ku ka lindur shkolla e parë shqipe nën sundimin turk. Sot shkolla e parë shqipe është shndërruar në muze. Muzeu i Abc-së është vendi ku mund të admirohen dokumenta shekullore, të cilat dëshmojmë kulturën që kanë trashëguar shqiptarët ndër vite.
Veç faktit që është kënaqësi e përgjithshme vizita në Korçë, duhet të themi se qyteti njihet dhe si djep kulture në Shqipëri. Zona e Korçës njihet gjithashtu edhe për kulturën kulinare të larmishme. Gatimet e kësaj zone, nuk janë vetëm të shijshme, ajo që i bën të veçanta është edhe përgatitja e tyre me produkte bio, të cilat vijnë direkt nga kopshtet e fshatarëve
Për t’u ushqyer në Korçë, mjafton të vizitosh një nga restorantet e shumtë tradicionalë, ose të bësh një xhiro në treg,ku mund të gjesh produkte të shumta bio. Në Korçë, gjyshet vazhdojnë të gatuajnë dhe të kalojnë recetat brez pas brezi. Kthehemi tek periudha e festave të fundvitit në Korçë. Shihni fotot e mëposhtme. Si ju duken?
Në zonën e pedonales dhe të pazarit mund të prisni ndërrimin e viteve, tek një nga baret e shumtë të qytetit. Mund të shkëmbeni puthje, në qytetin e dashurisë, aty ku herë pas here këndohet ende ndonjë serenatë poshtë ballkonit.