Categories
Aktualitet Lajme

Ministri italian ‘’Shqipëria sot tregoi zemër të madhe’’

Ministri i jashtëm Italian, Luigi Di Maio ka falendeuar sërish Shqipërinë për  solidaritetin e treguar duke dërguar 30 mjekë e infermierë që t’u vinë në ndihmë kolegëve në shtetin fqinj në luftën kundër koronavirusit.

Di Maio shkruan në rrjetet sociale se Shqipëra sot tregoi zemrën e madhe duke ju gjendën afër Italisë me ekipin shëndetësor, pavarësisht se emergjenca ka prekur dhe vendin tonë.

“Solidariteti me Italine nuk ka kufij dhe Shqiperia sot e ka treguar veten zemer te madhe. Një ekip prej 30 mjekësh dhe infermieresh ka mbërritur në Fiumicino të cilët nesër do të shkojnë në Lombardy, në zemër të kësaj emergjence për të mbështetur mjekët tanë, infermieret tanë dhe punëtorët tanë socio Pak përforcim për të mbështetur gratë dhe burrat në llogore për javë të tëra.

Falenderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama, qeverinë dhe gjithë popullin shqiptar për afërsinë e tyre pavarësisht se emergjenca i preku edhe ata.
Për qytetarët italianë, atyre që po punojnë dhe përballen me këtë emergjencë në fushë, vetëm një gjë u them: nuk do t’ ju lëmë vetëm. Asnjëherë.”/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *