Preza është një nga fshatrat më të vjetër të Tiranës. E njohur si qyteti Feniks egzistenca e saj daton rreth 2000 vjet më parë me ndërtimin e kalasë.
Mendohet se kalaja është e ndërtuar në shekullin e III-të para Krishtit dhe që nga ajo kohë e deri në shekullin XIX-të është rrënuar dhe rindërtuar disa herë. Është arsye nga mori edhe emrin qyteti Feniks (simbolike e ripërtëritjes).
Në të gjitha shkrimet e ndryshme të autorëve të shquar, vendas dhe të huaj që nga mesi shekullit XV-të deri në fillim të viteve 30 të shekullit XX-të Preza karakterizohet si qytezë. Ajo çka të ofron sot ky fshat është pasqyrimi i një realiteti historik me fakte nga e kaluara që shumë kush mbase nuk i njeh.
Si edhe turizmi apo agro-turizmi i një standardi europian, i cili përqafon zhvillimin rural dhe vëmendjen e programit “100 fshatrat”, për zhvillim e ekonomisë dhe infrastrukturës nën një sfond tërësisht kulturor.
Gazetarja Ilnisa Agolli është ndalur këtë herë aty për të na treguar dhe një herë vlerat e fshatit dhe qëndrueshmërinë e tij tanimë ndryshe; financiare dhe kulturore./Top Channel