Categories: EtimologjiShqipëria

Perëndesha “Athena” – emri i saj – Etimologji.

Perëndesha “Athena” – emri i saj – Etimologji.

Perëndesha Athena – Etimologji.
Si fillim vlen të përmendim, se Dielli-Zeus, drita e të madhit krijues në gjuhët e lashta u quajt, *ab-i, (‘ba-) fjalë kjo e cila në protosemite ka kuptimin, Ab = At, (father), (gjuha shqipe, *a’bi = ai që është lart a’mbi ne = Zot) e ndërkohë në të lashtën gjuhë kretane Dielli quhej: βέλιο- habélio-, ku prej aty kemi derivatet, Abel-, Abol, Apoll; Apollo – Drita e Diellit, bir i tij Apollon.
Dihet e njihet botërisht se perëndesha Athena ishte bija e preferuar e Zeusit -Diell, ajo lindi pikërisht prej kokës se tij, e sigurisht paskësaj ajo do quhej e bija e Ab-ës/Atit-Diell; A’ba = A’va, “E’va”, dhe duke ditur se v = n, kemi: Ava=Ana (H’ana), dhe “Hëna” është një planet i bardhë, i ftohtë dhe jo i zjarrtë, nga ku kemi: Bardhë + Hëna = Bardh/hëna; Parth’èna = perëndesha Athena, e virgjëra, “Αθήνα”= παρθ/ένα, perëndeshë e mençurisë, e strategjisë dhe e luftës, e pikërisht në gjuhën greke kemi παρθένα = e virgjër, ashtu si në mitologji, ku Zeus nuk mundi të hidhte farën e tij mbi trupin e saj të pastër engjellor.

Tek gjuhët IE fjala më e lashtë e cila gjendet edhe si fjalë rrënjë tek te gjitha gjuhët simotra apo bijë të shqipes kemi fjalën: At. Ky emërtim i lashtë tek gjuha shqipe ende sot ruan kuptim e dyfishtë: At = Zot (Zeus) – Perëndi dhe At = Ab; bab’ baba -prind.Fjala “perëndi” është e pagjini sepse aty gjejmë Atin dhe *amën e kësaj bote njëjtë si me Adamin (At/Am) prej të cilit lindi Eva, Ava, Ana, Hana, Hëna – Nëna; Mëma e kësaj bote, Ky ishte Ad/ami-Dielli, dytrupor, (at dhe am dy të kundërta mbi një trup të vetëm ashtu si e jona Shkaba-dykrenare).Kjo veti gjendet tek të gjitha gjuhët e sotme, pra kemi: God dhe Goddes = Perëndi dhe Perëndeshë, në gr. Kiri dhe kiria = Zot, dhe Zonjë, ashtu si tek shqipja me fjalën “prind” nënkuptojmë të dy prindrit, Atin dhe Amën, mëmën.
Lutja e jonë themelore në shqip: “Në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen!” vërteton katërcipërisht se kjo fjalë është e pastër shqipe dhe se fjala *At ka kuptimin baraz “Zot”; Perëndi, ashtu siç kemi At, Et, etrit, (pse jo dhe etrus-k) po kështu në gjuhën shqipe mundemi të themi “mëm-At” apo “Ati-mëm”, “at-Dhe = mëm-Dhe”, përsa kohë që fjala “zot” dhe “prind” konsideroheshin të njëjtë.
Emri *Athina është pikërisht bashkimi i emrave “At” dhe “Hëna” = AT’HENA, ATHENA. Pra, kemi: Ati-Diell =”Zeus” dhe Ati-Hëna = “Athena-perëndi” e shoqëruar vazhdimisht me zogun e shenjtë të natës Bufin, e njohur kjo si tek “Ati-Zeus”, i cili paraqitet vazhdimisht me zogun e tij të Besës shkabën-“Abis”, e njëjtë dhe me simbolin e perëndeshës Athèna apo (Ati-èna).
Në krejt monedhat e lashta të perëndeshës Athena shkruhet:  AʘE “At(h)e”. Brenda emrit Athena ruhet emri “At“= perëndi dhe “Hëna”- perëndeshë; bashkimi i tyre sjell këtë perëndi në formën e gjinisë femërore: AT, ATE; (ATHENA). Këtu ndodh e njëjta gjë, kemi një ndarje gjinore, një vlerësim më të saktë në nderim të saj si “Zot”, pra ashtu siç themi: AT = Zot, në këtë rast kem: AʘE, ATE = Zonjë – Perëndi, Perëndeshë. (siç ndodh në shumë gjuhë të tjera, në gjuhën shqipe,në atë greke, etj., ku fjala “Zonjë” buron prej fjalës së gjinisë mashkullore “Zot-zonjë” në gr. kýrios kyría, (κύριος -κυρία).)

Jo pa qëllim dhe i pakuptim është përzgjedhur zogu “Buf”, përfaqësues, symbol i perëndeshës Athena, pasi Bufi ditën fle, e natën rri zgjuar; gjuan. Bufi është i vetmi zog që mundet të rrotullojë kokën gati 360 gradë, ashtu si vetë Hena-Perëndi, e cila shfaqet natën dhe jo ditën si Dielli-Zeus; madje njëherë në 360 gradë, Hëna rikthehet duke u mbushur ose duke u ngrënë-infint.Vërejmë me kujdes veçmas kësaj, se në krejt monedhat e lashta të kësaj perëndeshe, sipër zogut Buf gjendet e stamposur gjysëm/hënza, dhe një degzë ulliri pse kështu? Po, e qartë ska si të ishte ndryshe kemi të bëjmë me vet Hënën -Perëndi.Llojet më të vjetra të emrit të perëndeshës ishin At(h)’an (dialekti dorik) dhe Athèna. Emri Athena përfundimisht u fuqizua, i rrjedhur prej mbiemrit *Athanaia, indirekt u njëhsua në athinas>Athinën. Idealizimi i emrit Athena rrjedh nga A- Zoti-Noa ose H-χ, Zoti-Noa, d.m.th., intelekt i Perëndisë kjo sipas(Cratylus. 407b); shpjegimi është pre-etimologjik. Literatura shkencore e konsideron emërtimin Athèna “theonymio” prehelenik; paragrek dhe me etimologji të panjohur.”

Pra, etimologjia e “perëndisë-Athena”, deri më sot ka mbetur e paqartë, ashtu si shumë emërtime, shkrime e mbishkrime të lashta, të cilave nuk ua ka dalë dot mbanë gjuha e ashtuquajtur e lashtë greke. 
Max Müller në kundërshtim me pohimet dhe shkrimet e autorëve të lashtësisë, pretendon se pellazget nuk kanë ekzistuar asnjëherë, ndërsa pretendon se ΑΘEΝΑ (Athèna) është fjale greke (?) Max Müller shkruan gjithashtu për evoluimin e fjalës sanskrite “ahâna”, që do të thotë “Shndrit”, por ai nuk jep asnjë shpjegim që të vendosë një lidhje-raport çfarëdo ndërmjet fjalës Ahâna dhe Athèna. (Athâna). 
Së fundi, sipas një grupi të tretë studiuesish, fjala Athèna vjen nga rrënja Aιθ (AEʘ), prej nga vjen emërtimi (fjala) “αιθηρ” aithēr = etër ose më saktë nga rrënja Aʘ – AT. Këtu vlen të kujtojmë se fjala “ET apo AT” i përket gjuhës shqipe dhe vetëm shqipes. (Aʘ); AT njihet shkencërisht si symbol i Diellit. Shkronja T→ʘ = ☀ → Dielli – AT. Teza e jonë ndihmohet edhe nga shprehja e Omerit: “Παλλας Αθηναι” (Pallas Athēnai), i cili e përshkruan perëndeshën Athèna të bardhë e të shndritëshme = Παλλας Αθηναι.Duke ju referuar mbishkrimeve  të lashta miceniane thuhet: “Edhe pse Athana potniya, shpesh është përkthyer Mistress Athena, fjalë për fjalë do të thotë “At (h) ANA” e Potnias, e cila, ndoshta, do të thotë “Zonja Athinë”; Ku:→ (Mistress =Amë/tare–zonjushe–Athena). 

Përveç sa më sipër, atributet kretiane-greke, Günther Neumann sugjeron se emri Athena është ndoshta i origjinës Lydiane, fjalë e përbërë, rrjedhur pjesërisht nga Tirren ku: AT=Nëna ashtu siç do të thotë edhe emri i perëndeshës Hurriane “Hannahannah” e cila e shkurtuar përmendet shpesh si Ana.  

Pra, nga çfarë lexuam më sipër, është më shumë se e qartë që emri “Athèna”, i sjellë nga shkrimet e autorve të lashtë dhe mbishkrimi linear B mikenase; i cilësuar dhe i vlerësuar nga literatura shkencore, krejt të gjitha tregojnë se ky emërtim rrjedh nga emri mashkullor At = Zot, në gjuhën lydiane: At = Nëna, e në sanskrite kemi, “ahâna”=  e shndritshme, njëjte si tek gjuha greke sinonim i saj *Pallas Athena = e bardha, e shndritshme Athena = âna; Hâna, Hëna vet – planet i shndritshëm prej rrezeve diellore)

Mësuam gjithashtu se në gjuhën e vjetër- sanskritishte, emri Athèna është evoluim i fjalës “ahâna”= ashtë hâna, (dialekti geg. Â= asht’ osht’ êshtë) hēnë, e shndritshme, flakëruese, e ndërkohë në gjuhën lediane, emri Athèna vjen nga: AT = Nëna, ashtu si emri i perëndeshës Huriane, Hannahannah = ‘Anë.Platoni vinte në dukje se qytetarët e Sais në Egjipt adhuronin një perëndeshë, emri egjiptian i së cilës ishte *Neith e cila është identifikuar me perëndeshën Athena, pa haruar këtu se shumica e gjuhëtarëve besojnë se emir Athena rrjedh prej rrënjës “Aʘ = AT”. (Aιθ = etër)
Dhe kjo është më se e vërtetë, fakte të pakundërshtueshme e kokforta shoqëruar edhe tek monedhat e prera për nder të saj, ku krejt të gjtha kanë bufin; zogun e shenjtë te natës – simbol të saj dhe tek to shkruhet po ashtu qartë: “AʘE”-ATE = Zonjë, emërtim ky i cili sigurisht buron, rrjedh prej fjalës rrënjë AT, Aιθ, ashtu si vet deklarojnë shumica e gjuhëtarëveKëtu nevojitet gjithashtu të saktësojmë se përderisa në gjuhen shqipe fjala Zot ka kuptimin: Zot = Zoti – perendi, edhe fjala Zonjë, normal ruan edhe kuptimin e saj më të lashtë: Zonjë = Perëndeshë, njëjtë sikur të kishim, Zot dhe Zote, kemi: At = Zot dhe Ate = Zote – Zonjë; perëndeshë.
Dihet nga të gjithë se Dielli është një Yll, më i madhi, supergjigant, i zjarrtë, i quajtur ndryshe nga të parët tanë “AT = ZOT”, pra kemi Atin-Yll, si një nga perënditë më të lashta, të njohura edhe nga gjuha greke si perëndi “Atil-o” (τού Ήλιο Θεού)(shën Ilia). Duke iu referuar Diellit YLL = Ílio, huazuar prej grekëve, e njëjta gjë ndodh edhe me “Zonjën Hëna”, pra në të dy rastet kemi prej shqipes fjalëformimet: At + Ylio; Ílio = Atilio dhe AT+HENA = AT/HENA.

Në mitologjine e lashtë thuhet se “ATHENA” lindi prej kokës së “Zeusit–Zot”; atëherë, më thoni një rast të vetëm, ku “Zeus” të mos paraqitet si simbol i Diellit dhe i shkrepëtimave vullkanike, të “rrezeve-rrufe” të tij, shfaqur ato tek këmbët e shqiponjës sonë hyjnore, për t’i shpërndarë këto rreze me shpejtësi si farë “embrionale-ind” i fillesës, jetës e gjithë gjallesës së kësaj bote të paanë. Kjo është arsyeja, domethënia, nënkuptimi i lindjes së Hënës-Athena prej rrezeve Diellore-Zeus. 
Kujtojmë që Platoni vuri në dukje faktin se qytetarët e Sais në Egjipt adhuronin një perëndeshë, emri egjiptian i së cilës ishte *Neith, e cila identifikohej me perëndeshën Athena, si e njëjta perëndi.
Vërejme me kujdes edhe njëherë emrin e perëndeshës egjiptiane “Neith” shkruar si krejt shkrimet e lashta aziatike nga e djathta në të majtë duke e krahasuar me emërtimin “Athena”, e lexuar në anagramë tashmë, duke pataur parasysh edhe vlerën e shkronjës: Â = âshtë të dialektit geg kemi: Neith-(â) ⇔ Âthein = Athèna. Tashmë e vërtetuar dhe e pranuar si e njëjta perëndi.

Nëse kemi parasysh zogun “e natës- Bufin”, si simbol të perëndeshës Athèna dhe emrin e perëndeshës egjiptiane Neith, shpjegohet gjithçka ajo do të thotë: Neit(h) = e Natës, Neith, Netë, natë, night, nýchta. Goddess of night.Kemi ende, akoma një fakt tjetër: Leximi me kujdes i ndërtimit strukturor të emrit “Neith = N + eith”, (N = Prefix) (ul; n’ul) na çon në përfundimin se Athèna vjen prej rrënjës: Aιθ, (AEʘ), prej nga vjen edhe fjala “αιθηρ” aithēr = etër. (αι = e). Pra, baza, rrënja e fjalës “Athena”, na del i gjinisë mashkullore, njejtë e deklaruar siçe lexuam edhe më lart, nga shumica e gjuhëtarëve faktuar edhe në enciklopedinë botërore, mbi kuptimin e theonimios “Athena”.Dijetari Martin Bernal sjell për ne edhe faktin e ekzistences së Black Athena (Athena e zezë) për t’i shpjeguar origjinën duke thënë se koncepti i Neith ishte sjellë në Greqi nga Egjipti së bashku me “një numër të madh të karakteristikave të qytetërimit dhe kulturës në mijëvjeçarët e tretë dhe të dytë” por ja që këto emërtime etj shpjegohen nëpermjet gjuhës shqipe, e cila do të thotë se civilizimi i përket rraces pellazgo-ilire  dhe jo asaj aziatike.
Epitete të tjera për Athèna përfshijnë edhe Άτρυτώνη, Atrytone, Παρθένος, Parthénos (e virgjër), dhe Πρόμαχος, Promachos (e Fighter,- luftëtare)
Në Iliada (4.514) të himneve homerike, dhe në Theogony Hesiod-it, Athena-s i është dhënë epiteti *Tritogeneia; Tritonia, kuptimi i këtij termi është i paqartë; kjo mund të thotë gjëra të ndryshme duke përfshirë edhe “Triton lindur”, ndoshta për të treguar se deti hyjni ishte prindi i saj, sipas disa miteve të hershme?
Ndërsa në gjuhën shqipe qartazi na vijnë dy epitetet e tjera të njohura për perëndeshën tonë të shndritëshme: Athèna = Atrytone, apo Tritogeneia të cilat kanë kuptimin A’tryton = e ndritëshme, ashtu si fjala Dritë në gjuhën shqipe; A’tryt-one = Ashtë dritë – Hënë, lindur nga koka e Zeusit, rrezet e tij –Trito/genia.
(http://lh4.ggpht.com/…/IHodvu_Edho/s1600-h/Athina%5B4%5D.gif)
Tek një artifakt gjendur në muzeumin Londrës Angli i mirënjohur si një vule unazë-dore, brënda saj gjendet e stamposur figura e një gruaje duke mbajtur në dorë zogun “Buf”, karakteristikë e njohur e perëndeshes “Athena” duket qartë mbishkrimi përkrah saj, shkruar: “ANA(Ξ)ILIS”, që në shqip do të thotë “Ylli i Hënës”, Ana – Iilis. Tek ky emërtim vërejmë dy zanore bashkë, përveç zanores “A” e cila i përket fjalës së parë “ANA”. Pas saj vjen fjala tjetër ΞILIS = EILIS, baraz me zanoren ‘I’ rrjedhë e shkronjës Y = (ypsilon), në shqipen e sotme lexohet ANAEILIS = ANA YLL, 
Ps: në greqishten e hershme kjo shkronjë me origjinë mbi shkronjën: X = hi; ka barzvlerën: X=Ξ,(cs; ks), ndaj emri Alexander, na shfaqet në gjuhët e tjera (latine) Alehandro ose Alessandro.

Britishmuseum.org. Museum number 1891,0806.86Gold signet ring: on the bezel Athena seated with an owl; the Grek inscription reads “Anaxiles”. Unazë vulosjeje Gold: në bezel Athenaulur me një buf; mbishkrim grek lexon “Anaeiles”
ANAEΙΛHΣ – ANAEILIS – HENA YLL.
Në figurën unazë pamë që shkruhej shqip: Ana – Yllis, Hëna-yll; vumë re se Hëna është quajtur e shkruar “ANA”, pa gërmën “H”. Pra, njejtë si në të folmen e dialektit geg: “Ána dhe jo H’ana”, njëjtë si perëndesha babilonase e Hënës “Inanna” Eshtë emri i Hënës (perëndeshë) nga ku kemi në shume gjuhë të botes, burimin e fjalës Nana; Nëna, (ama; mëma). Në gjuhën angleze Hënës i thonë “Moon” dhe (mëmës) i thërrsin “Mom”, në greqisht kemi: “M’ana”= MamaKjo është Athena – Zonja Hènë, bija e preferuar e “Atit -Diell”At = Diell = Zot dhe Ate = Hëna -Zonjë; Perëndesha Mëm’.

Ref.Greek philosopher Plato (428–347 BC) etymologies of Athena’s name.Britishmuseum.org. Museum number 1891,0806.86In the Iliad (4.514), the Odyssey (3.378), the Homeric Hymns.(Cratylus. 407b)Mycenaean Greek and Linear B https://www.palaeolexicon.com/Martin Bernal Black Athena, Roots Afroasiatic of Civilization Classical (1987)(http://lh4.ggpht.com/…/IHodvu_Edho/s1600-h/Athina%5B4%5D.gif)
(http://www.wikiwand.com/it/Atena

Aleksander Hasanas
(Mili Butka)
Aleksander Hasanas

Recent Posts

Studim mbi fjalën e lashtë nga PAlb: “Flaka” Etimologji

Zogu simbol i kryezotit “Zeus”, “Shkaba” – Shqiponja qiellore, ruan brenda emërtimit të saj një…

3 days ago

“Toka” sipas mitologjisë së hershme në gjuhën e pellazgut të parë

Shkruan: Aleksander HASANAS Toka- është planeti i tretë i sistemit diellor, mendohet të jetë rreth…

3 days ago

Çfare fshihet pas emrit Merkuri – Etimologji

Mërkurri është planeti më i vogël dhe më i afërt i Diellit nga tetë planetet…

3 days ago

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

2 months ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

2 months ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

2 months ago