Categories
Lajme

Ani, këngëtari 22-vjeçar i Hip-Hop-it

Jam në Amerikë, dëshiroj që këngët e mia të jenë një surprizë
Ani Hasanas, këngëtari i mirënjohur i Hip-Hopit, nga Tirana, mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tetor të vitit 2018. Që prej asaj dite vijon të jetë në këtë shtet të madh, ku gjenden shumë shqiptarë. Udhëtimin e tij drejt këtij vendi e nxitën dy arsye: gjetja e një pune si gjithë emigrantët shqiptarë dhe pasioni për muzikën. Në një vend  si Amerika jo çdo gjë është e lehtë, por nëse je i talentuar mund të bjesh në kontakt me mundësitë e dëshiruara. Ani vijon t’i përkushtohet këngës së tij, me të njëjtin pasion ashtu si ditën e parë, kur kuptoi se kënga do të ishte jeta e tij. 
Ai është pjesëmarrësh në shumë evenimente muzikore kombëtare, ka marrë pjesë në festival dhe konkurse, dhe është fitues i disa çmimeve të para. Tashmë gjendet para një parpërgatitjeje të kujdesshme për t’u prezantuar me muzikën dhe këngën e tij.
Prej dy vitesh jeni në Amerikë, mendoni se do të kini sukses?
Shpresoj shumë. Këtej ka shumë e më shumë gjona që mund të bosh, por çdo ditë duhet të punosh ama, sepse, normalisht, të duhen lekët për gjithçka që  bësn. Faleminderit Zotit që më dha mundësin të jem këtej, të punoj dhe të investoj më shumë në muzikën time, dhe gjithashtu, të ndihmoj edhe familjen time. Tashme besoj se jam gati.
Shpresoni të shënoni arritje të tjera?

Sigurisht që po. Sepse pika ime më e fortë është muzika dhe pasioni për të çuar gjithçka deri në fund. Sado e lodhshme, e komplikuar dhe vështirë që mund  të bëhet ajo gjatë rrugës, për mua nuk ka dorëzim para vështirësive, në fund gjithçka duhet të jetë e përkryer, dhe kjo ndodh vetëm atëherë kur muzika dhe kënga realizohen ashtu siç i kam patur të ideuara në mendjen time. Natyrisht, edhe unë kam anët e mia të dobëta, siç është menaxhimi i orareve, por e vërteta është se gjithnjë jam në përpjekje për të bërë më të mirën në funksion të muzikës dhe ëndërrave të mia. 
Mund t’ju them se pjesën më të madhe të kohës jam në punë ose në studio. Ndaj shpesh mendoj se nuk po kaloj aq kohë sa duhet me familjen, ndërsa kur jam me familjen mendoj se nuk po rri sa duhet në studio ose në punë. Për këtë arsye vazhdimisht përpiqem ta përpjestoj kohën në mënyrën më të mirë të mundshme sepse secila prej tyre ka ndikim të madh në jetën time. Tashmë kohën time do t’ua dhuroj ndjekësve të mi dhe kjo do të jetë kënaqësia ime më e madhe.
Si kanë qenë fillesat tuaja?

Mund t’ju them pa asnjë droje se munda të spikat që në fillim me talentin tim. Madje pjesëmarrja ime në evenimentet muzikore kombëtare ka qenë mjaft e mirë, dhe jam krenar për këtë. Kam marrë pjesë tek “Një këngë për ty” që u organizua nga “Top Channel” në 2009 ku mbërrita deri në finale. Ndërsa në “Hip-Hop Fest”, konkurs i organizuar nga Radical Records, fitova çmimin e parë, me sa mbaj mend ka qenë viti 2012. Me pas mora pjesë te “Freestyle Shoë”,  ku fitova sërish çmimin e parë. Gjithashtu kam marrë pjesë në shumë e shumë konkurse dhe festivale, shumica e tyre kanë qenë në kohën që unë këndoja më tepër këngë të lehta, dhe jo Hip-Hop.
Çfarë tekste këngësh parapëlqeni?
Çdo tekst që ka një mesazh e vlersoj, çdo tekst që është i fortë e vlerësoj, çdo tekst që të bën të thuash, “e ka djeg”, e vlerësoj; gjithçka tjetër përtej kësaj nuk i kushtoj vëmendje.
Kur keni kënduar për herë të parë dhe a ishit  i vetëdijshëm për talentin tuaj?

Kam nisur të këndoj në moshë të vogël, atëherë nuk e dija çfarë po bëja. Më kujtohet që parapëlqeja të shihja Anime dhe gjithë kohës këndoja. Përpiqesha të këndoja edhe këngët hapse të emisioneve dhe episodeve të ndryshme. Në atë kohë nuk e kisha idenë çfarë ishtë një këngëtar. I pari që e vuri re këtë gjë ishte vëllai, pastaj nisën të bëhen kureshtarë edhe prindërit. Për shumë kohë u vendosa në qendër të vëmendjes së familjes. Për këtë arye prindërit më çuan në një kompani që merrej me talentet e rinj. 
Kur dëgjova prej njerëzve të kompanisë që thanë se  kisha një zë të veçantë u mrekullova edhe vetë. Që nga ajo kohë  nuk jam ndarë për asnjë çast prej muzikës dhe këngës. Më pëlqejnë edhe çastet kur jam vetëm, sepse ulem shkruaj tekste dhe  punoj shumë me muzikën. Sërish bashkëpunëtori im më i mirë mbetet vëllai. Ai ka qenë i pranishëm që nga fillimet e mia; flas për kohën që unë nisa të merresha me Hip-Hop. Madje edhe kujtimet e mia më të bukura i kam me vëllanë. Vera e vitit 2017, ishte nga më të bukurat.
Kush janë bashkëpunëtorët e tu?
Bashkëpunoj më të gjithë, këngëtarë apo muzikantë qofshin, për të cilët kam respekt dhe  që i përshtaten këngës time.
Është e vështirë të jesh këngëtar?
Nuk dua të them është e vështirë, por më shumë është e lodhshme. Unë jam një artist i pavarur, dhe gjithçka duhet ta bëj vetë, nuk kam menaxher ose dikë që bën oraret për mua apo marketingun. Çdo investim, çdo kontakt, çdo gjë bëhet nga unë. Faleminderit Zotit që me ka dhënë talentin dhe  maturinë për të patur gjithcka vetë në dorë, ta kontrolloj dhe kuptoj atë.
Si e organizoje diten ne Tirane?
Në Tiraë unë kam patur një market të vogël në lagjen ku banoja dhe shumicën e kohës isha atje, por sa herë  kisha kohë të lirë shkoja në studio.
Me cilët këngëtarë keni patur bashkëpunimet me të mira?
Me të gjithë! Çdo këngë që unë kam bërë me bashkpunim ka dalë super dhe jam krenar me çdo gjë çfarë unë dhe bashkpunëtori mund të kemi krijuar, por eksperienca më e mirë është me D Slim sepse nuk është asgjë me plan, por gjithçka organike, dhe punojmë shumë mirë në studio, ku japim ide dhe mendime si mund ta bëjmë këngën 10 herë më të mirë.
Çfarë është skena dhe publiku për ju?

Kam gati 3 vite që nuk jam ngjitur në skenë. Për mua skena është vendi ku shikon saktësisht sa njerëz ke prekur me muziken tënde, ose sa janë ata që ke inspiruar. Unë që fëmijë i vogël kam qenë shumë i fiksuar me koncertet Rock n Roll sepse shikoja lidhjen e artistit me suportuesin dhe ishte gjëja më e bukur që mund të kem parë. Edhe tani po pres të  vijë më moment, që të shoh nese do kem atë lloj lidhje me suportuesit e mi.
Si e shihni te ardhmen tuaj si këngëtar?
Punë, punë, punë dhe kujdesje për familjen. Tashmë jam 22 vjeç, gjithë jeta ime gjendet te muzika ime, në vargjet e mia që unë shkruaj, dhe kështu do të vazhdoj. Jam i sigurtë që së shpëjti do të më shikoni lart.


Nga Vepror Hasani 


`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`-`

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *