More

    Zvicër: 14-vjeçarja shqiptare shpallet kampione e matematikës

    Një vajzë 14-vjeçare shqiptare është shpallur kampione e Matematikës, në Zvicër. Lajmin e ka dhënë Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në Fecebook, percjell Fakte.

    “Më lejoni tua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë!

    Po, në matematikë. Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport.

    Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne. Dorea është 14-vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!

    Të lumtë!” , ka shkruar Çitaku.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here