Categories
Etimologji

Pilis, “P’lisi” – Etimologji – Magjike gjuha shqipe!

Shkruan: Mili BUTKA

Dihet e njihet nga të gjithë se kjo lloje Kësule prodhohet krejtësisht duke përpunuar leshin e bardhë të deles.

Pra është e kuptueshme se vet emri “Pilis” do të thotë; “prej leshi” dhe në gjuhën e vjetër shqipe e cila ende rruhet nëpërmjet dialektit të bukur Geg ashtu si edhe sot në të folmen korçare ku fjala “Prej” shqiptohet baraz “Pe” (Jam “pe” Korçe bre.)

E ndërkohë në gegërisht zanorja, “e” tek fjala “pe” bije ashtu si në shume shkrime të vjetra ku zanoret mungojnë përgjithësisht,  ose shqiptohet: Pe = Pi, (Pi Shkodre he burrë) pas kësaj kemi: Pe-lesi = Pilisi, Plisi ku gërma; “e” lexohet, “i” ashtu si tek fjala shqipe; “Erdhi = irthe” në greqisht, apo emri i qytetit të Lezhës gjendur i shkruar në shumë harta të vjetra me emrin; “Lisi” e plot shembuj të tjerë ku zanoret zvendësojnë njëra-tjetrën në rotacion të plotë, pa shumë rregulla të forta, ashtu si në shqip; “molla”=“milla” në greqisht.

Le ti hedhim një sy fjalorit shqip mbi këtë fjalë, “Pilis”, kaq shumë i njohur dhe i përmedur në shumë tekste, madje një fakt i rëndësishëm i cili tregon vjetërsinë apo lashtësin e racës tonë, pellazgo-ilire, shfaqur e gjendur në shumë artifakte arkeologjike, në gjithë territorin e Ilirisë e në Mesdhe.

PLIS II m. sh.

  • 1. Lloj cohe, që bëhet me lesh delesh të shkelur disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; një cohë e tillë që përdoret si “plaf”. Shtroi plisin. Bënte plisa. Flinte (shtrihej) në plis.
  • 2. Kësulë e bërë prej kësaj cohe, e cila sipër vjen zakonisht e rrumbullakët si kupë; qeleshe. Plis i bardhë.
  • 3. Lëmyshk (plis) që zënë drurët, zakonisht nga ana e veriut.

Pra siç e shohim edhe nga fjalori i shqipes ”Pilisi” prodhohet nga leshi i deles, pe-leshi=pilisi quajtur ndryshe edhe “Qylaf”

QYLAF m. sh.

  • Qeleshe e bardhë prej plisi, e gjatë e në trajtë koni, me një bisht të vogël në majë. Qylaf i bardhë. Vë (heq) qylafin. Mban qylaf.

Plis, apo Qylaf sigurisht që kanë të njëjtin kuptim, por ato janë edhe e njëjta fjalë baraz; “Plis” e sigurisht, 100% shqip, kjo ndodh në shumë fjalë, të gjuhës shqipe, ku fjalët e saj ruajnë të njëjtin kuptim edhe kur lexohen në të kundërtën e tyre ( në anagramë).

Fjalën “Plis” duke e shkruar ashtu sa më pranë origjinës dhe kuptimit të saj të parë kemi; P’lis = PLC -rrënja e saj e pandryshuar, ku shumë mirë mund të lexojmë nga: P’LYC <> CYLAF – Qylaf (p = f), e duke ditur se Plisi apo Qylafi prodhohet, bëhet me lesh delesh të shkelur-ngjeshur, “Palë-palë” disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; = Plis, ashtu si copat e dheut nga lerimi i tokës “tharë” me këmbë (galina në devollishte) quhen “Plisa” e ndërkohë ju kujtoj tullat prej balte në diell tharë e që quhen “Plithar

PLIS I m. sh.

  • 1. Copë e madhe dheu, që ngre plugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër. Plisat e arës. Plis me bar. Thyen (shtyp,dërmoj) plisat. I veshën anët e rrugës me plisa.

Pra fjala “plis” ruan brenda vetes dhe kuptimin e palës, palosjes ashtu siç paloset leshi apo dheu nga plugu nxjerë.

Në gjuhën e bukur të shqipes, zogut-bir-besnik i “Atit-Zeus” kemi edhe një fjalë tjetër lidhur ngushtë me kuptimin e P’lisit thurur ashtu si “Plafi” “Qylymi”, qilimi pe-leshi, fjalën “Lesë”

LESË I f. sh.

  • 2. Derë e vogël e thurur me thupra për të mbyllur vathën a ndonjë shteg tjetër kalimi; gardh thuprash për të rrethuar diçka; trinë. Lesa e kasolles (e oborrit, e vathës, e gardhit). E mbyllin shtegun me lesë. I rrethojnë pemët me lesa.
  • 3. Thurimë me purteka, me kallama të hollë ose me kashtë që përdoret për të nderë gjëra të ndryshme mbi të, për të mbuluar diçka etj …

Pra kjo fjalë; “Pilis” tregon, “lidhje” të një bashkësije, fijesh, «brumi materiesh» apo diçka tjetër, e duke ju rrikëthyer edhe njëherë fjalës, “P’lis” nga ku kemi, P’LYC <> CYLAF, (cilim, qilim) apo Palos, së fundi po ju sjell një fjalë ndoshta të haruar paksa “Pelice” (peliçe) të cilën e kërkova dhe në fjalor dhe nuk u gjend, “Peliçja kjo Plaçkë” është e mbushur me “lesh” brenda saj, ndaj kuptohet quhet po kështu; “PALYC”, (Plis).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *