Categories
Lajme

Plastika mbulon plazhet/ Lumenjtë nxjerrin në bregdetin e Shëngjinit mbetjet urbane

Mbetjet plastike kane pushtuar bregdetin e Shëngjinit. Reshjet e shiut të ditëve të fundit kane rritur nivelin e lumenjve, por kësaj radhe prurjet nuk kanë përmbytur toka, por kanë sjellë pa fund mbetje plastike.

“Mbetjet plastike kur shkarkohen në rrjetin ujor, reshjet e shumta i shkojnë në lumenj dhe përfundimi është në det. Florës i shkaktohet një dëm i madh”, tha Jak Gjini, specialist mjedisi.

Një shisheje i duhen të paktën 10 minuta për tu përdorur,  por e hedhur në mjedis do t’i duhen 500 vite për t’u dekompozuar. ”

“Vetë si plastike, i duhen 500 vite që të shpërbëhet. Kjo varet edhe nga madhësia e plastikës”, përfundon specialisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *