Categories
Aktualitet Lajme

Po gërmonin për të hapur themelin, babë e bir gjejnë qypin me monedha në Berat

Një vajzë ka shkruar mbrëmjen e sotme pranë redakisë së JOQ Albania. Ajo tregon se është nga fshati Kuçi i Beratit.

Në mesazhin e saj vajza tregon se i ati i saj vendosi të shtonte dy dhoma. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Më pas vajza tregon se teksa vëllai dhe babai po punonin për të hapur themelet kanë gjetur dy vazo të vjetra.

Vajza ka nisur edhe një foto pranë redaksisë së JOQ Albania dhe brenda një qypi shikohet se ka dhe monedha.

Po ashtu ajo tregon edhe se nuk dinë se çfarë të bëjnë me ato sepse nuk e dinë në kanë vlerë.

Mesazhi i saj:

Vendosem te shtonim dy dhoma shtëpi,dhe kur babi me vëllain germuan per te hapur themelin,ja se cfare doli. A mund te na thote ndokush cfare mund te jene,a kane vlere apo ti hedhim.’’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *