Categories
Përralla

Princi dhe e bukura e dheut

Nje dite prej ditesh, Princi, djali i mbretit do martohej…mirepo pak dite para se te martohej ai i thote te atit se do dali per gjah…

Ndersa i ati i thot, -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh…

Princi i thot, – Do vete e do kthehem ne kohe… dhe niset per gjah Princi…

Kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume,,, ai afrohet tek fshataret dhe i pyet ata,

Si eshte e mundur qe shkelqen me shume nga e tjerat kjo sheg?

Mos e keput!… i thone fshataret,,, se aty ndodhet e Bukura e Dheut.

Princi i pyet ata se, a e kishin pare ndonje here te Bukuren e Dheut… fshataret i thone Princit…
-Po e kemi pare,,, del ndonjehere naten dhe futet prape brenda!

Dhe Princi vendosi te qendroj aty ate nate dhe te priste te shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte…
Fshataret i japin nje krevat per t’u shtrir dhe e rrethojne Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek kembet…

Me pas ai u shtri dhe ben sikur fle.

Naten vone e Bukura e dheut i thote te emes…

-Neno do dal pak shetitje!…

Ndersa e ema e kundershton!. – Jo se po te preku njeriu nuk futesh me dot brenda ne sheg…

E bukura nuk e degjoj te emen dhe doli perjashta…,

Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty prane shikon Princin qe e kishte zen gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha ca nga llokumet dhe futet brenda prap.

Te nesermen ne mengjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fhstaret…

-A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e kish zene gjumi dhe vendosi te qendronte prap qe ta shikonte naten e dyte,,, por prap na ndodhi e njejta gje si me naten e pare.

Naten e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e Bukura e Dheut u afrua ta puthe e te haj llokume prap, Princi e kapi.. me nje here shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda.

Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thote asaj qe ta priste aty sa te vinte ne pallatin mbreteror dhe do kthehej serish qe ta merrte me vete te Bukuren e Dheut.

Dhe iken Princi per ne pallat… aty ai shikon se ishte mbushur plot me njerez se kishte ardhur dita e dasmes…

Kenga kishte nisur dhe daullet binin.

E bukura e dheut qe kishte ngelur vetem, po priste e po priste, mirepo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te shkonte tek pallati mbreteror…

Vishet si dervish dhe kapucin e ul deri tek syt qe mos e njihnin, kur afrohet atje e ndalojn ushtaret… Ajo u thot atyre se e kishte ftuar Princi per dasmen e tij, dhe ushtaret e len…

Hyn ne pallat dhe ca ushtar e cuan ne nje dhome dhe po prisnin qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me te vertet apo genjeu…

Nderkohe vjen Princi dhe me nje here ai e njeh qe ishte e Bukura e Dheut, dhe i thote:

Nga po na vjen o Baba Dervish?

E Bukura e Dheut i thot…

-Rruges tende imzot!

Princi: -Po çfare pe andej Baba Dervish?

E Bukura e Dheut: -Nje te bukur Sulltan!

Princi: -Po çfare thoshte Baba Dervish?

E Bukura e Dheut: – Trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate, me dhe besen e me le dhe shega me s’me nxe.

Princi po qeshte dhe i i tha: -Ma thuaj edhe nje here te lutem!…

Pastaj Princi i tha orkestres te pushonte dhe e mori ne dhomen e tij te Bukuren e Dheut.

Kur erdhi nusja qe ishte shume e shemtuar, i dhane asaj shume lek dhe nxorren me rrobat e Dervishit qe te ikte…

Ndersa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke me Princin.

Te gjthe u habiten se si kishte ndryshuar aq shume nusja e Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe perzun ishte e shemtuar, ndersa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur…

Dhe keshtu ata u martuan bashk dhe u trasheguan…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *