FIA ka arritur të riformulojë kalendarin e Formula 1 për 2020, me emrat e pistave dhe oraret e mundshme ku do të zhvillohen garat. Pas shumë anulimeve e shtyrjeve të disa garave, për shkak të pandemisë Covid-19, FIA ka menduar ta mbyllë këtë botëror dhe të shpallë kampionët e vet.
Eshtë menduar të zhvillohen 7 gara, nga korriku deri në nëntor. Starti i sezonit do të bëhet në Imola, në cirkuitin Enzo e Dino Ferrari, ku makinat njëvendëshe do të zbresin në fundjavën e 4-5 korrikut.
Më pas makinat do të zhvendosen në Spanjë, në cirkuitin e Barcelonës, ku, dy javë më vonë do të zhvillohet gara.
Pista e Portimao, në Portugali, do të jetë vendi ku do të zhvillohet gara e tretë e programuar në 1-2 gusht, para asaj që do të bëhet në Mugello, nga 28-30 të të njëjtit muaj.
Gara në Spa do të bëhet në 11-13 shtator.
Rikthimi në Itali, në cirkuitin e Misanos do të bëhet në 26- 27 shtator.
Kjo do të mbyllë konkurrencën e pilotëve në Evropë, para finales së botërorit, e konfirmuar kjo, me garën e Abu Dhabi nga 4-7 nëntor.
Për të siguruar shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve, është hartuar një protokoll sigurie, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, pa tifozë. E ndaluar do të jetë hyrja edhe për median. FIA po punon ende dhe është në bisedime me autoritetet lokale, për të ndjekur të gjitha masat e sigurisë, në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen normalisht.
Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…
Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…
Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…
Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…
Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…
Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…