Më shum

    Puna me Edy Reja, flet zv/trajneri i kombëtares Ervin Bulku

    Në prag të grumbullimit përfundimtar për ndeshjet eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë, zv/trajneri i kombëtares kuqezi, Ervin Bulku tregon për Top Channel debutimin e trajnerit të ri, Edi Reja.

    “Ka qenë një javë pozitive kur trajneri ka mbetur i kënaqur dhe ka krijuar idetë e tij për lojtarët”, tha Ervin Bulku, zv/trajner i kombëtares.

    Në ambientet e grumbullimit tashmë është rikthyer buzëqeshja dhe diferenca e Rejas me trajnerin paraardhës, që nga ky aspekt është shumë i dukshëm.

    “Kam punuar me De Biazin, Panuccin dhe Reja. Secili ka mënyrën e tij të punuarit. Diferencën e shihni të gjithë. Ndërkohë sa i përket aspektit profesional mund të them që reja është një trajner me shumë eksperiencë ndërkohë që Panucci ishte në hapat e tij të parë të trajnimit”, tha Bulku.

    Nga dita e martë do të kanë mbërritur të gjithë lojtarët në Shqipëri dhe do të vihen në dispozicionin e trajnerit Reja për grumbullimin e parë zyrtar të plotë.

    “Kombëtarja do të stërvitet për rreth 1 javë këtu në Shqipëri më pas do të udhëtojë drejt Gjermanisë ku do të zhvillojë edhe atje disa ditë stërvitje përpara se të shkojmë në Islandë ku çdo rezultat pozitiv për ne do të jetë shumë i mirë”, tha Bulku.

    Latest news

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here