Më shum

    Qumështor me petë të pjekura ose Yshmer i Myzeqesë

    Në fshatrat e Myzeqesë, Yshmeri piqet në prush me saç, e padyshim që shija e tij në këtë rast bëhet edhe më speciale.

    Myzeqeja është e famshme për traditën e saj në kuzhinë. Specialitete të veçanta të përgatitura me produkte të freskëta të zonës janë pjesë e pandashme e menusë tradicionale të saj.

    AgroWeb.org sjell më poshtë recetën e një prej gatimeve më të veçanta të Myzeqesë, atë të Yshmerit, i njohur ndryshe si qumështor me petë të pjekura, një traditë e vjetër, krejt e shijshme.

    Ideal për t’u shërbyer në raste festash e gëzimesh familjare, Yshmeri qendron padyshim në krye në listës së gatimeve të shijshme shqiptare.

    Ai mund të përgatitet në dy mënyra, i ëmbël ose i kripur, e sigurisht në të dyja rastet shija e tij të mahnit njëlloj.

    Në rastet e përgatitjes së Yshmerit të kripur, ai shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, supa të lehta, por edhe me zahiretë e famshme shqiptare siç janë turshitë me perime të ndryshme.

    Në rastet kur Yshmeri përgatitet i ëmbël, ai është një ëmbëlsirë e mrekullueshme për t’u konsumuar në çdo kohë, veçanërisht pas vakteve të drekës apo darkës por edhe në momente të tjera gjatë ditës.

    Në fshatrat e Myzeqesë, Yshmeri piqet në prush me saç, e padyshim që shija e tij në këtë rast bëhet edhe më speciale.

    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së këtij gatimi unik krejt lehtë në shtëpi.

    Përgatitja e Yshmerit në Shtëpi

    Përbërësit

    • 3 gota miell gruri
    • 4-5 gota qumësht
    • 3 kokrra vezë
    • 2-3 filxhan kafeje gjalpë
    • Sheqer ose kripë

    Për përgatitjen e petëve

    • Brumi përgatitet si për byrek të zakonshëm.
    • Petët hapen dhe piqen në furrë.
    • 3-4 petë lihen të papjekura mënjanë.
    • Mund të përdorni edhe petë gatshme.

    Përgatitja e Yshmerit

    Shqip.info ju sugjeron që për përgatitjen e Yshmerit të përdorni qumësht dele ose lope fshati.

    Në një tavë të lyer me gjalpë shtrohen si fillim petët e papjekura.

    Pasi spërkaten me gjalpë, vendosen petët e pjekura mirë dhe të thërrmuara.

    Në një tas rrihen vezët, shtohet qumështi, gjalpi dhe sheqeri ose kripa sipas preferencës.

    Në rastet kur preferohet të përgatitet i ëmbël hidhen 2-3 lugë sheqer, ëmbëlsia vendoset sipas preferencës.

    Në rastet kur përgatitet i kripur hidhet një lugë gjelle kripë, jo e mbushur plot. Megjithatë sasia hidhet sipas dëshirës.

    Yshmeri vendoset në furrë dhe piqet sa të jetë gati.

    Kur është i kripur shoqërohet i ngrohtë./

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here