Categories
Poezi Shqip

Realiteti, Covid-19

Ardh na ka virusi i zi
Si n’tán botë edhe n’Shqipni,
Zemra ther e fort po dhám
S’bahet shpirti gur as shkam,
Kur po i shoh Shqiptart e mi
Qe se kan buken për fmi,
Shkoj me fjet e s’më merr gjumi
Thu po m’zan malet për fundi,
Nuk kam frocë me ba ndryshim
Sado zemra në vend s’po më rrin.

O Shqiptar brenda kufinit
Pashi a’t besë, tamlin e gjinit,
Banu bashkè n’ket dit të zezë
Si me Gjergjin besa besë,
E mos të shkojme krah politikës
As prej qarit dhe as prej frikës.
Një t’mir nuk ja kanè sjellë kujë
Të lan me vdek për bukë e ujë.
Na kan rrëjt si asht ma keq
10 dit shenjt 4 vjet Dreq.

Tash ty Zot po të drejtohem
Nuk kam frikë si po gabohem,
Si e le Shqipninë n’dorë të horit
T´uj jetu me pika të zorit,
E sa lutje t´drejtojmë në ditë
Me na dhanè paqe e dritë,
Mos na len në dor t´gabume
Dora e jote koftè e gzueme,
Se për qysh e kam pleqnue
Kollaj plagët s’kan me u sherue.

Kena mbet t’uj than medet
Për vllavrasjet 30 vjet,
Vrit e zhduk e kurrë s’janë gjetë
Në Shqipni me qindra jetë,
E kur na bjenë ditë fatkeqësie
Jem pa krahë e pa zot shpie,
“Rroftë” Gërdeci me Termetin
Që na banë për me njoftë shtetin,
Kurr mos paqim keq mas sodit
E n’koftë virusi shej prej Zotit.

Besnik Palnikaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *