Categories
Sport

Reja: Shqipëria ka shumë lojtarë interesantë

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ndihet entuziast për punën te kuqezinjtë dhe projekti shqiptar e intrigon shumë. Italiani, i cili është një tifoz i Udineses, ka rrëfyer në një intervistë për mediat sportive itale edhe për lojtarin që do i bënte punë friulanëve. “E kam pasur gjithmonë ambicien për të drejtuar një kombëtare, – ka pohuar ai. – Nuk u mendova dy herë kur erdhi propozimi për të qenë trajner i Shqipërisë. Po bëjmë një punë shumë të rëndësishme, së bashku me Federatën, sidomos në aspektin e rritjes së lojtarëve të rinj.” Veterani thekson se në Shqipëri është investuar shumë në infrastrukturë në vitet e fundit. “Kemi fatin të luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm dhe të stërvitemi në një qendër stërvitore moderne, – ka thënë 74-vjeçari. Ka shumë lojtarë interesantë, lënda e parë është vërtetë e mirë. Bëhet fjalë për djem që luajnë në kampionatet më të rëndësishme evropiane: në Gjermani dhe Itali. Kam një entuziazëm të madh, projekti është i rëndësishëm. Po i presim me entuziazëm eliminatoret e Botërorit 2022. Kualifikimi do të ishte një ëndërr.” Edi Reja nuk e ka fshehur është një tifoz i Udinezes në Serinë A. “Ishim shumë pranë akordit, nëse do të më kishin thirrur më shpejt, unë do të kisha pranuar menjëherë. Do të doja një projekt afatgjatë. Unë jam akoma një tifoz i Udinezes. Ekipi me ardhjen e Gotit është rritur. Ju mund të shihni se ekziston një ide futbolli. Në fillim të sezonit pati shumë vështirësi, nuk kishte një lojtar që mund të bënte një paraqitje të mirë.” I pyetur se a ka ndonjë lojtar shqiptar që mund t’ia rekomandonte Udinezes, Manaj, zgjodhi Rei Manajn, si një sulmues me të ardhme, që te bardhezinjtë mund të bënte vërtet mirë. “Pierpaolo Marinos, shokut tim të dashur, unë do t’i rekomandoj marrjen e Rei Manajt, – thotë Reja. – Një sulmues i datëlindjes 1997.
Kur ai ishte te Interi nuk ishte ende gati. Më pas zbarkoi te Albacete dhe përfundoi procesin e tij të maturimit ku me gola dhe paraqitjet e shkëlqyera, ai e bindi Barcelonën. Ai është një lojtar që në një ekip si Udineze mund të bënte vërtet mirë. Ka shumë lojtarë të tjerë të mirë, nëse Marino më pyet për këshilla unë do të doja t’i sygjeroja disa nga të rinjtë tanë të mirë.” 75-vjeçari mezi pret rifillimin e futbollit. “Të luash në një stadium të zbrazët është diçka me të vërtetë anoramale. Gjithsesi në këtë moment nuk ka alternativa. Ndjesitë që jep stadiumi nuk mund të përjetohen në TV. Shpresoj të jem në gjendje të kthehem në punë sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresat janë se situatat mund të zhbllokohet në fillimin e qershorit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *