Categories
Lajme

Rrëfehet Shaqiri: Interi më dërgoi te një magjistar

Xherdan Shaqiri është duke kaluar një moment forme të shkëlqyer te Liverpool, kryesuesi i Premier League, por sigurisht që nuk harrone dhe periudhën e tij në Itali, me skuadrën e Interit.

Xherdan Shaqiri është duke kaluar një moment forme të shkëlqyer te Liverpool, kryesuesi i Premier League, por sigurisht që nuk harrone dhe periudhën e tij në Itali, me skuadrën e Interit.

E megjithatë, ka një histori të vjetër që ai ka treguar për mungesën e profesionalizmit nga ana e Interit dhe sidomos klubeve në Itali. Për “Sport Bible”, dy vite më parë, Shaqiri do të rrëfente: “Një ditë isha i dëmtuar, por duhet të rikuperoja shpejt për të luajtur ndeshjen tjetër… Interi më tha se ishte një magjistar, një kurues që jetonte në mal. Bëhej fjalë për në person në moshë i cili kishte aftësinë të shëronte. Mora makinën, udhëtova 1 orë e gjysmë dhe ai më kuroi, por asgjë nuk më bëri, isha si më parë”.

Më pas, Shaqiri rrëfen diferencën: “Në Angli është ndryshe. Je i dëmtuar, ke problem, atëherë janë 7 fizioterapistë që të qëndrojnë mbi kokë, të ndjekin hap pas hapi deri sa të shërohesh. Profesionalizmi vjen para së gjithash”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *