Deputetja e PD-së Rudina Hajdari e ka nisur fjalën e saj sot në Kuvend duke diskutuar për Reformën Zgjedhore, e cila pret ende PD-në.
‘’Komisionit të reformës zgjedhore i ka mbaruar mandati, që në datën 21 shkurt pa bërë asgjë, ju nuk e keni bërë marrëveshjen me oppzitën e re që është këtu sot.
Erdhi si erdhi puna kjo është një gjë që i përket së shkuarës, ne duhet të ecim para, por më erdhi keq që deklarata e Gjiknurit është ajo cka ndodh në 30 vitet e fundit.
Gjiknuri pa pikë turpi pa pikë trupi i shtriu dorën opozitës duhet të bëheni pjesë.
Ku është dëgjuar kjo që një ish-deputet të jetë bashkëkryetar i një komisioni parlamentar?! Për qytetarët e thjeshtë po ju them në mënyrë të hapur se cfarë po ndodh këtu në mënyrë të heshtur.
Është propozim i drejtpërdrejtë ndërkombëtar për plotësimin e kërkesave, po i shtrijmë dorën opozitës që është jashtë parlamentit, po kalojmë një reformë zgjedhore që nuk ka asnjë ndryshim por na bën më të bukur, por në thelb nuk kanë ndryshim përsa i përket votuesve. Reforma e 2008-tës na ka çuar ne në këtë pikë, ka minuar demokracinë e shqipërisë.
Ky komision duhet të vazhdojë me këta deputetë dhe sduhet të kenë aspak frikë dhe ju duhet të shpalosni mendimin tuaj përsa i përket Reformës Zgjedhore dhe unë do të propozoj se çfarë duhet të ndodhë në muajt e ardhshëm.
Propozimet që duhet të bëhen për parazitët politikë, duhet të kenë dhe lirinë e tyre dhe nuk duhet cënojnë parimet deokratike.
Marrëveshja e 2008 ka kërkuar monopol bipartiak, duke mos u lënë deputetëve asnjë hapësirë. Unë si deputete do të kërkoj ndryshim esencial të ligjit të partive politike, transparenca e financimeve të partive politike duhet të bëhet në mënyrë të padiskutueshme”, u shpreh Hajdari në fjalën e saj.
One reply on “Rudina Hajdari flet si kryetare e PD e sulmon Berishën, Bashën e Kryemadhin”
Hello! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted
keywords but I’m not seeing very good success. If you know
of any please share. Kudos! You can read similar article here: Eco blankets