Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare.
Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes, por edhe një poliglot që dinte plot tetë gjuhë të huaja.
Thëniet më të bukura të tij…
- Fjalët e keqdashësit janë si qymyri. Po s’të dogjën, të nxijnë!
- Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
- Njeriut të drejtë shumë rrallë i plotësohen dëshirat, por gjithmonë është i sigurt dhe i qetë.
- Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve.
- Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
- Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes.
Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
- Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
- S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët, se të këqinjtë.
- Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.
- Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
- Duhen shumë mend, që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
- Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
- Më i forti i njerëzve është ai, që është i zoti të përmbajë vetveten.
- Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.
- Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.
- Mos i thuaj gruas fjalën, që s’mund ta thuash në rrugë.
- Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
- Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
- Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i duan ata që i duan, por ata që i përbuzin.
- Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
- Për dashurinë, s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve, që fshihen me dorën e së dashurës.
- Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.
- Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
- Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
- Delen që ndahet nga tufa, e ha ujku.
- Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s’ka asnjë shije.
- Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.
- Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
- Vetmia është më e mirë se shoku i keq.
- Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
- Pleqëria nuk është jetë.
- Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
- Xhelozia është humnera e dashurisë.
- Mos iu afro atij që nuk të pret mirë, ruaju të mos e mërzitësh atë që të nderon.
- Shumëherë njerëzit e bëjnë mik atë që u bën keq, e armik atë që u bën mirë.
- Mos ki besim në njeriun që s’ka besim në ty.
- Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
- Nuk është pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqësi, kryesisht është morali.
- Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhe mendimi i tij, por zemra s’mund të ndryshojë.
- Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
- Syri është një dritare e shpirtit.