Shqipëria turistike si thesar i çmuar vlerash po promovohet përherë e më shumë nga sitet e huaj të cilat po e promovojnë vendin tonë si destinacion turistik mjaft interesant dhe të veçantë për tu eksploruar.Gjigandi i huaj ”Lonely Planet” ka shkruar për Shqipërinë turistike dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është shprehur se ,” shkrim nga Lonely Planet, që promovon shtegun historik që lidh tre shtete dhe që inaugurojmë sot në një udhëtim ku ftojmë të gjithë të pasionuarit e natyrës”.
Për adhuruesit e Ballkanit ekziston një rrugë e re ekskursioniste, me një distancë të gjatë dhe ku përshkohen disa vende në rajonin e Ballkanit të quajtur “High Scardus Trail”. Ky shteg prej 495 kilometrash mbulon trekëndëshin ndërkufitar midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe mund të përshkrohet në afro 20 ditë.
Shtigjet e vargmaleve marrin emrin antik të maleve të Sharit. Fillon në Maqedoninë Perëndimore, në afërsi të Liqenit të Ohrit (një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Evropës) dhe çon drejt lartësisë 2 764 metra të lartë të malit të Korabit në kufirin shqiptaro-maqedonas, për të përfunduar pranë Liqenit të Prespës në Shqipërinë Juglindore.
Ekzistojnë disa shtigje lidhëse dhe pika dalëse që çojnë në zona të populluara, duke lejuar udhëtime me gjatësi të ndryshme, kohëzgjatje dhe nivele vështirësie, transmeton ATSH.
Pjesa më e madhe e shtigjeve rreth 150 kilometra, është në territorin shqiptar, ku kalon nëpër Parkun Natyror Korab-Koritnik njohur si habitati i ariut të murrmë, ujq, dhelpra dhe kaproj. Muajt më të mirë për shëtitje janë nga qershori deri në shtator. Pjesë e një projekti rajonal të financuar nga qeveria gjermane dhe zbatohet nga GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), synon rritjen e mundësive të punësimit në këtë rajon ndërkufitar të Ballkanit Perëndimor me zhvillimin e turizmit.
”High Scardus Trail” tashmë plotëson majat mjaft popullore të Ballkanit, një rrugë prej 192 kilometrash që përshkon malet e thyera të jugut të Malit të Zi, të Shqipërisë Veriore dhe Kosovës Lindore, si dhe gjurmët Via Dinarica, një megashteg prej 1 930 kilometrash, që mbulon tetë vende nga Sllovenia në Maqedoni dhe lidh majat përgjatë maleve të Alpeve Dinarike dhe Sharit.
Tashmë Shqipëria po mirëpret turistë të aventurës dhe të eksplorimit pasi relievi ynë i larmishëm ofron mjaft shtigje interesante ku mund të eksplorohen me ecje në këmbë për një udhëtim ndryshe dhe plot aventura.