Categories
Turizmi

Shqipëria e Jugut: Mrekullia e fshehur që duhet vizituar

Shqipëria Jugore konsiderohet si një mrekulli në vete, me një peisazh ndër më të bukurit në Ballkan, e që duhet patjetet të vizitohet, transmeton shqip.info sot.

Me mure të ngushta e të fella të shkëmbinjve, natyrë të egët, fshatra e burime të gurit, lirisht mund të quhet si një bukuri e rrallë natyrore, që jo në çdo vend gjendet.

Natyra e Shqipërisë së Jugut është plot me kafshë të egra që mund të shihni kur ndodheni në rrugë të paasfaltuara pjesëve të vështira, lumenjtë që rrjedhin mes mureve të ngushta dhe të thella të shkëmbinjve si dhe fshatrat të ndërtuara me gur.

Kjo pjesë e shtetit shqiptar tërheqë për çdo vit turistë të shumtë, nga vende më të ndryshme të botës. Të cilët mahniten nga bukuria e vendit.

Madje, Shqipëria Jugore ka qenë dhe ende është cak i shumë mediave të huaja, të cilat e vizitojnë dhe ndërtojnë reportazhe e udhëpërshkrime të shumëta, për bukuritë e rralla të këtij vendi./shqip.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *