Categories
Aktualitet Lajme

Shqipëria në panik nga tërmetet, konfirmohen zyrtarisht 4 viktima

(NE PERDITESIM) Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin, ndërkohë që flitet për 4 jetë të humbura. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se ka dyshime që disa pallate të vjetër janë shembur në Durrës, ndërtesa të vjetra. Dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në Thumanë, ku një grua raportohet se ka ndërruar jetë. Po ashtu banesa dhe pallate të dëmtuara ka edhe në kryeqytet, ndërsa shumë persona kanë mbetur të plagosur, në tentativë për të shpëtuar.

KONFIRMOHEN ZYRTARISHT 4 VIKTIMA 
Ora: 07:52 -Është konfirmuar zyrtarisht edhe viktima e 4. Ministria e Brendshme bën me dije se personi i 4 që humbi jetën nën rrënoja është në Durrës.

“FATKEQËSISHT KEMI JETË TË HUMBURA”, RAMA REAGON PAS TËRMETIT: MOMENT DRAMATIK
Ora: 07:27
– Një moment dramatik e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, situatën pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin orët e para të mëngjesit të sotëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se fatkeqësisht kemi jetë të humbura si pasojë e goditjeve.
“Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU?Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë?#Kurajo #Durim #Solidaritet

MINISTRIA E MBROJTJES KONFIRMON: VIKTIMA E TRETË NË THUMANË, NJË GRUA
Ora: 07:11-
Një viktimë e tretë në Thumanë. Këtë e konfirmon Ministria e Mbrojtjes. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka niset drejt Thumanës. Nderkohe shtabet e emergjencave ne Durres e Kruje po punojne per demet e deritanishme.

META VIZITON TË LËNDUARIT TE TRAUMA: E GJITHË SHQIPËRIA ËSHTË TRONDITUR SHUMË
Ora: 07:00-
Presidenti Ilir Meta vizitoi pak caste me parë personat e lënduar nga tërmeti në Spitalin e Traumës.
“Shpresojme te mos kete viktima te tjera per shkak te ketyre lekundjeve. E rendesishme eshte te evidentohen te gjitha banesat e demtuara dhe nese ka qytetare te cilet kane nevoje per ndihme te menjehershme.

NXIRRET NGA RRËNOJAT TRUPI I PAJETË I NJË PERSONI NË DURRËS
Ora: 06:54- 
Një nga katër pjesëtarët është nxjerr i pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se personi është nxjerr i pajetë nga grupet e shpëtimit, ndërsa ka ende persona të bllokuar nën rrënoja.

I MBIJETUARI NGA TËRMETI: NËN GËRMADHË VAJZA, GRUAJA E MBESA
Ora 06:44-
 Një prej të mbijetuarave të tërmetit, në Thumanë thotë nën rrënojë ka mbetur, gruaja vajza e mbesa e tij. I fashuar, si pasojë e dëmtimeve që ka marr në fytyrë pas lëkundjeve të forta të tërmetit, i moshuari thotë në ankth për fatin e familjarëve se ka mundur të komunikojë me mbesën e cila nën rrënoja bërtet e trembur e kërkon të atin, por nuk ka mundur të dëgjojë zërin e gruas së tij.

BANORI HIDHET NGA BANESA NË KURBIN, NDËRRON JETË
Ora-06:38
– Një banor në qytetin e Kurbinit ka humbur jetën. Dyshohet qytetari ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga pallati si pasojë e panikut nga lëkundjet e forta të tërmetit.
“Sipas informacioneve te deritanishme, nje person ka humbur jetën ne Kurbin pasi eshte hedhur nga banesa per shkak te panikut”, bën të ditur ministria e Mbrojtjes në një deklaratë shpërndarë mediave.

PEZULLOHET MËSIMI NË SHKOLLA NË TIRANË E DURRËS
Ora 06:33 
– Pas tërmetit të fortë që goditi vendin, Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin ditën e sotme në qarqet Tiranë dhe Durrësit. “Njoftim: Sot (26 nëntor 2019) nuk do mbahet mësim në qarqet Tiranë dhe Durrës. Për qarqet e tjera ju njoftojmë ne vijim.”, Shkruan ministrja Shahini në facebook.

MOMENTI KUR BANORËT NXIRREN NGA RRËNOJAT NË THUMANË, SHPËTOHEN DY FËMIJË
Ora 06:05-
 Dëme të mëdha ka shkaktuar tërmeti i sotëm, I cili goditi vendin. Banorët kanë dalë jashtë banesave në panik si pasojë e lëkundjeve të forta. Në Thumane, një godinë është shembur ndërsa disa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Ky është moment kur nxirren disa prej tyre nga rrënojat, mes tyre edhe fëmijë.

DY GRA NË THUMANË HUMBIN JETËN
ORA 05:57-
 Dy pallate raportohet të jenë dëmtuar në Thumanë si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit të mëngjesit të sotëm. Nga videot e shpërndarë në rrjetet sociale, dyshohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar, ndërsa punohet për nxjerrjen e tyre. Aktualisht ministria e Mbrojtjes konfirmon se në Thumanë dy persona kanë humbur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *