Categories: Lajme

Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni, firmos Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit ka firmosur Ligjin për gjuhët. Ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes në Gazetën Zyrtare menjëherë hyn në fuqi.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në orët e pasdites ka dërguar Ligjin në Gazetën Zyrtare. Para pak minutave Xhaferi këtë e ka konfirmuar edhe në profilin e tij në Facebook.

Ligji për Gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanovi, nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Sipas procedurës, Ligji u kthye për rivotim në institucionin ligjvënës. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Pavarësisht kësaj, Ivanovi ka vazhduar të mos e nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve.


SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Kush ishte AKILI ? Vetëm gjuha jonë Shqipe, di të zgidhë enigma të tilla!

Nga Aleksandër Hasanas (Mili Butka) Kush ishte AKILI dhe pse quhej ashtu? Vetëm gjuha jonë…

19 hours ago

Shqipja, nëna e gjuhëve indo-evropiane

Në librin e saj “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve” historiania Elena Kocaqi…

22 hours ago

Lufta e Trojës ishte luftë Pellazgo – Ilire

HISTORIA FLET NËSE DIJMË TA SHKRUAJMË Lexim i librit, të Prof. as. dr. Elena Kocaqit…

1 day ago

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

4 days ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

4 days ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

6 days ago