Keni filluar te mendoni për dekorin e tavolinës për festa? Rregullat për te krijuar një pamje te bukur janë dy, te vendosni ngjyra ne kontrast te elementeve dekorues dhe te kujdeseni për detajet. Mund te zgjidhni stilin tradicional për ne një mënyrë kontemporave duke dal disi jashtë skemës etj.
1. Tradite ne evolucion
Ngjyrat tradicionale marrin vend ne tavolinën festive me ngjyrat e kuqe, jeshile, te bardhe dhe blu thuajse si te ishin ngjyrat e vetme te lejuara ne këtë periudhe te vitit. Kështu mund te zgjidhni ti qëndroni besnik traditës por me një pamje disi kontamporane si për shembull te preferoni një mbulese tavoline me kuadrate tartan.
2. Bardhe e zi dhe e arte
Ne fakt nuk mund te quhen festa pa shkëlqimin e ngjyrës se arte kështu qe lini hapësirë ne tavolinën tuaj për një pamje me glamour. Mund te synoni për vazo te vogla ne ngjyre te arte apo qirinj dhe çdo detaj i nevojshëm qe shkëlqen ne këtë ngjyre.
3. Stil provincial por shik
Keni dëshirë qe festat këtë vit ti festoni ne stilin rustik dhe te rafinuar ne te njëjtën kohe? Atmosfera behet me ngrohte dhe mikpritëse fal detajeve qe zbukurojnë çdo vend te shtruar ne tavoline.
4. E thjeshte por kreative
Nëse preferoni diçka jashtë te zakonshmes atëherë për se te mos i dedikoni pak kohe dekorit te tavolinës dhe te synoni për diçka krijuese duke i bere vete ju elementet e dekorit.