Categories
Etimologji Kulturë

Studiues të shumtë shkruajnë se ‘gjuha shqipe – gjuhë e perëndive’

gjuha e lashtë Shqipe, është një gjuhë (PIE); ‘AMA’ e të gjitha gjuhëve IE me bazë Gegnishten, sot fatkeqësisht i vecuar si një dialekt i saj ..

PËRSE SHUME ETIMOLOGE SHQIPTAR, NGA MESJETA DHE TË SOTMIT, SHKRUAJNE: GJUHA SHQIPE ~ GJUHE E PERËNDIVE.. ???

Pra gjuha Shqipe MEMA e të gjitha gjuhëve indoeuropiane, ku me të drejt Arsitdh Kolia do thoshte ; se duhej quajtur ‘Gjuhe Pellazgjike” .

Kemi shumë Etimologe Shqiptarë që janë munduar të na sjellin fakte dhe dëshmi të pakundërshtueshme , se gjuha Shqipe është rrënja e të gjitha gjuhëve  IE dhe më tej: Si Gjergj Guxeta, Zef Krispi, Nikoll Keta, mandej kemi: Muharrem Abazaj, Lufti Peza, Aleksandër Hasanas etj, etj.

Në studimet e mia në fjalët e vjetra dhe krijimin e një fjalori me fjalë të vjetra Shqipe, që jam duke berë, kjo bazuar në burime e referime të shkrimeve më të vjetra Shqipe të autorëve të vjetër Shqiptar, shoh dhe kam vërejtur, se gjuha Shqipe e shkruar jep hapsira zhvillimesh të paskajshme në ndërtimin e fjalëformimeve të ndryshme tek gjuha latine, etj.

Pra duke marrë fjalë të shqipes prej tyre shume lehtë mundemi të krijojmë lehtësisht shume fjalë të tjera, në kuptime të ndryshme  pa i humbur plastikën e saj – rrjedhshmërinë natyrale të saj.

Të kuptojmë dicka, se gjuha Shqipe e hershme është folur e shkruar jo me fjalë specifike, pra çdo fjalë shqipe është kuptimplote dhe misteret e saj janë të pafundme, kështu mjafton të zbërthejmë e të japim disa shembuj, që ne të kuptojmë vërtet, forcën gjuhës shqipe, vitalitetin e saj ..

Dihet se gjuha antike Shqipe fjalët e saj parësore janë një dhe dy rrokshe dhe kështu duke i shkruar bashkë ashtu si në antikitet, dy, tre a katër fjalë të saj do shohim qartë shembujt të cilat tashmë i gjejmë të adoptuara si fjalë të gjuhës latine.  (Në mungese të gërmave të alfabetit ilir shembujt po i sjellim me fjalorin e sotem te shqipes)

Ilire – 1. ME FRYYMHUNDEVET…. shih çfarë na jep kjo fjalë e shkruar bashkë, në shikim të parë e pakuptueshme; ndërkohë kuptimi i sotëm është: “/Mer /frymë /me hundë/;  ME FRYYM HUNDE VET , -mer frymu me hund’ t’vet’, mer frymë me hundët e vet, hundët e vet me frymë,”  – Pra kemi katër fjalë në një fjali, ku mundemi me i dhënë kuptimin e saj në forma të ndryshme shprehjesh, ku duket qartë se rrënja dhe kuptimi i saj kryesor nuk ndryshon.

2. ‘AI GHICAANEVOIE’  >> kuptimi i kësaj është për ‘Ndihme’ … AI GHI CAA NEVOIE; Ai Ghi ka Nevoi. Pra: AI QE KA NEVOJ

3. ‘ME NZIEREIAŠTE’ >> Me Nziere iašte; me nxjerr jashtë, me dalë jashtë, Me nxjerr jashtë, Kalin, me nxjerr jashtë bagëtinë, etj. etj..

4. ‘MARTUE’ >> bëhet fjala për Martesat. Ta ndajmë: ‘MAR/TUE’; Te Mar Ty-e, me t’mar tue, tye.

5. ‘CAMARA HOOD’, (DHOME) >> CAMARA, përdoret për dhomë dhe në gjuhë të tjera (IE) Hollandisht, etj.

6. COC,  >> guzhinier , fjalë shqipe kjo ‘COC’ e cila perdoret edhe në gjuhë të huaja me të njëjtin kuptim, në anglisht, hollandisht, etj.

Dhe për të gjithë (ekstremistet) ata të cilët mendojnë se fjala SHQIPERI nuk ka ekzistu si komb .. Po sjellim fjalën e hershme ‘Shqiperi’ – gjendur e shkruar, përkrah emërtimit: ARBENI {ARBENI —SCIPNIA} – Shkrim i shek. 16 -të.

Nuk dua të bëj etimologjine e fjalëve, por dua të japë një mundesi, hapësirë  më të madhe kuptimi, se gjuha  e lashtë Shqipe, është një gjuhë  (PIE); ‘AMA’ e të gjitha gjuhëve IE me bazë Gegnishten, sot fatkeqësisht i vecuar si një dialekt i saj .. (Pse?) Kjo për mendimin tim personal është një gabim i rëndë ..

Avni Rrustem Mahmutaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *