Categories
Poezi Shqip

Dâshnia e shtetrrātun

Dâshnia e shteterrātun

E dashtun le’ma buzën të ta puth
Të ta puth deri n’agim
Le të tretem, le të shkrihem
N’buzte e tua deti jem.

M’ë le’ ta ndjej afshin tënd
E ne të digjemi zajrr
Gjersa zemra të më çmendet
Në arom’ të gjoksit tand.

Le’m që trupin të ta përkdhel’
të ta puthë në pafundsi
Derisa zemra të të dridhet
Në afsh të zjarrit tem.

Qe na djegë dalë nga dalë
Pa e kuptuar se ça ndodhi
Të firohemi sikur zjarr.

Dt. 16. 03.2020.

Ne buzë të puth

Lehtë do vij të t’puth në gjumë
E ti, as se si nuk do ta ndjesh’
Vetëm në nadje kur të zgjohesh
do ndërmëndësh si në andërr
kush të puthi sot a dje.

Buza jote trëndafil lagun me vese
Buzën teme mbram’ e njomi
Pa e ndjerë deri në agim.

0:49 ‘ 17. 3 . 2019

Mos fli e dashtun

Eja më perqafo mirakandshëm,
E zemrën ma ngrohe në këtë natë të acart’ dimni,
Kur malet faqesh zbardhë janë nga bora,
E kur qilla nxi asht’ nga tërbimi.

Duket sikur ai do më hedhë me rrebeshë
furtunash mbi mue!
Pse mos ndokush mendon se jo
edhe mbi jue.

Lexues fat’keq të netëve të vona
të mbrujtuna ndër sterset
dhe ndështrashat e ditës,
që kjanë e firon –
harron vështirësitë e jetës tande
në vargjet e mia të vrazhda?!

Hiqi tej se m’nerin përthellë shpirtit ta shtin!

Hej e dashtu zgjohu!
Mos fli të lutem!
Por eja ndër andrrat e mia, sëpaku,
E bâne që prazmi jem
Të ngihet në aromën tânde,
Prej lulje prandvere.

Bân’ që buza t’më ngrohet
E zemra jeme ngri akull në prazëm,
hareshëm të qeshë,
pa mujtë me ja pa fundin andrrës a zhgjandrrës.

E dashur mos fli!
Rri zgjuet me mue
E ndër biseda të âmbla,
Ta harrojme acarin e ditës së shkume dâm,
Qe u bjerrë e iku ndër eshtnat tona të kopatuna.

Andrra vazhdon e fundi nuk i dihet,
Edhe pse pritet dita të lindë,
E bashkë me të gjumi me u shue.

  1. 2.2020, ora 2 mesnate.

Puthmë e dashtun puthmë

Deri në afsh, gjër në shkatrrim,
Nëpër puthje të arratisemi nga ky ankth,
nga ky rrënim.
Le të ikim në eter’
Dhe me engjujt të këndojmë,
si fëmijë të lazdruar
cep e n’cep qillit T’vallzojmë.

Dt. 31. 1. 2020. Ora 23: 35

Sy prej deti

Në sytë e tu deti i pacak,
Lundroj si marinare,
Qe ka humbë në det t’pafund,
E rrethe e carke sillet si i marrë.

Në gjoksin tând m’lerē të pushoj,
Aty të këndellem, të gjej pak qetësi,
Të ik’ nga jeta plot ndështrasha
Të gudulisem si fëmij.

Me le’ të prehem âmbël but’,
Që të udhëtoj nëpër eter
Të ik’ nga zhurma, dhe pislleku …
e të rilind edhe njëherë.

Dt. 26. 01. 2020, ora 8 :50

Nânës

Nâne, unë e di se ti merzitesh
Kurë pranë nuk më ke,
E di se ndështrashat e mia
jetën ta shterrin ndër eshtna.

Madje tinzisht përlotesh,
kur bijt’ e tu ndeshin në sadopak vështirsi,
E Zotit shpesh i lutesh
për shpritin e shpirtit tand,
Tuj e çue zânin deri në fron të Hyjit.

Nânat ngjajnë me Amën e Hyjit,
Sepse vuejnë, kjajnë,
çjerrën e vajtojnë
për Golgotën e bijve të tyne.

Për kryqzimet e tyne ndër kryqa shekujsh,
Të venduemi mbi kondra nga diktatorët,
Ma sakt’ nga padrejtësia e qënieve të mjera njerzore,
Që të zvetnuem nga jeta kane harrue se janë bij,
Vllezër e prind të dikujt,
madje kanë harrue se lindën nga nji nânë,
Përndryshe kurrë s’kishin me bâ padrejtësi.

Nânë ti mos kjaj, as mos loto tingzisht për mue,
Mos flej, as mos u zgjo me frikë,
Se diçka e keqe dikun në një prit’
pabesisht me ndodhë.

Ti je bij’ fisi të moçëm rrahe me voj e me uthull,
M’sue me dekje të rânda e me morte të m’dha,
Rrite jetimë prej nji nanë burrnesh,
Mâ me vlerë se shumë burra fisesh,
Burrnue ndër kulla të moçme me kreni t’pashoqe.

Ti je Nân’ ane fisnike, nuk të tremin andrrat e kqija,
As zhurmat e pushkëve ndër luginat, e bjeshk’ve të nalta.

E di, nânave zemrat iu kjâjnë,
Kur bijt e tyne nuk ecin si duhet
Në shtigjet e jetës,
Por prap’ se prap burrneshat nuk përunjen,
e as s’mërziten,
sepse e njohin ngallnjimin e Nânës,
Qe lnuri faqet me gjakun e birit të vet
të venduem mbi kryq pa mujtë në ndihme me i shkue.

Zemra vendit ju pat zhgule si shumë nânave,
Që shikojnë vdekjen e tmerrshme e t’padrejtë
të bijve të tyne
Nder shekuj plot dredhi.

Nânat duhet ta dinë mallkimin paralajmrues
Të bâm nâne kryqin e randë
e ferrat e nguluna për thellë rrashtës:
“bija të Izraelit mos kjani e vajtoni mue por bijtë tuej”.
Nân’ ti mos u mërzit për birin tand
T’patakt, se gjanë e keqe gjâ s’e nget, –
Pate thân’ plaku i moçëm në gurë të votrës.

1.2.2020. Ora 2:17 mesnatë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *