Nëse do duam të shikojmë traditat shqiptare të ruajtuara me përpikmëri, Hora e Arbëreshëvet është qyteza ideale. E njohur si një nga qendrat më të rëndësishme dhe më të populluara të arbëreshëve të Sicilisë, ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës shqiptare, veçantitë kulturore dhe fetare, si: gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin, etj. […]