Categories
Tv & Filma

‘Taramelja’ jeton në kushte të vështira, Alketa jep lajmin e gëzueshëm

Alketa Vejsiu ditën e sotme ka qenë për vizitë tek familja e njërit nga fëmijët e emisionit “Në Kurthin e Pitër Pan”.

Moderatorja vizitoi familjen e Xheison Baftit, personazhit më të komentuar të momentit nga ky emision.Vejsiu publikoi pamje të shtëpisë ku familja Bafti jeton, e nga videot e publikuara shihet se kjo familje jeton në kushte të vështira, madje i vogli Xheison tregon se gjyshja është rrëzuar.

Mirëpo, ai i premton Alketës se kur të rritet do të punojë shumë në të ardhmen për ta pasur një shtëpi më të mirë.

“Edhe pse shtëpia ime është pak a shumë e rregulluar dhe ka shumë rrezik, unë kur të rritem do ta rindërtojë. Do të mësoj dhe punojë shumë”, ishin fjalët e vogëlushit.

Në fund të videos Alketa shprehet se ajo jo rastësisht ndodhet këtu, duke lënë të kuptojë se diçka e mirë do ndodhë për familjen Bafti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *