Më shum

    Aida Shtino, kritikon ashpër median shqiptare, bën deklaratën e papritur

    Gazetarja Aisa Shtino në një intervistë për Dosja.al është shprehur se drejtues mediash në vendin tonë janë të shitur te pushteti.

    Ajo thekson se formatet televizive po shkojnë drejt falsitetit dhe fryrjeve boshe. Sipas saj nuk kanë përmbajtje.

    Nuk e di por me keqardhje e them se në vend të përmiresohet gjendja e televizionit dhe formateve televizive, për mua ato po shkojnë drejt falsitetit dhe fryrjeve boshe. Mungon përmbajtja. Mungojnë gjerat e bëra me shpirt dhe pasion. Formate televizive që kopjojnë njëra- tjetrën… Unë jam gazetare dhe kur shikoj që ekranet janë mbushur me njerez që dalin e flasin për gazeterinë, por që nuk dinë parimet bazë të saj, ndjej një trishtim në shpirt. Gazetarë që publikojnë lajme pa i verifikuar, për të bere sa më shumë klikime. Imagjinoni para një viti më bënë te vdekur dhe kete lajm e pasqyruan të gjitha portalet edhe me seriozet ne vend, aq sa m’u desh për dy javë rrjesht të qetesoja familjarët e mi, si dhe t’u pergigjesha njerëzve te ndryshem qe pyesnin se si isha… Drejtues mediash të shitur tek pushteti. Sigurisht që ka edhe media apo gazetarë edhe emisione që përpiqen të ruajnë përmbajtjen dhe të trasmetojnë vlera tek publiku, por gjithsesi ato janë te pakta.

    “Njerëz të Humbur” ndiqej nga publiku i gjerë, sepse bëri revolucion në mediat shqiptare. Ai emision falë punës , përkushtimit të gjithë stafit brenda Shqiperisë edhe jashte saj u kthye në fenomen dhe nuk ngeli në kufijte e nje studio televizive, por i kapërceu kufijte dhe u bë mbarëkombetar. Për mua ky është televizioni dhe kjo është gazetaria. Kryesorja në këtë bote është misioni qe t’i ke marrë përsipër të realizosh dhe misioni i secilit nga ne nëpërmjet punës tonë, përpjekjeve , përkushtimit, vlerave , dinjitetit , është që ta bejmë Shqiperinë një vend me të mirë për të jetuar!

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here