Categories
ShowBiz

“Theva mikrofonin nga inati”, Gaza Paja tregon momentin e sikletshëm në Portokalli

Aktori i humorit Gaz Paja është padyshim një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar.

Gazi ka ndarë me të gjithë së fundmi një moment të sikletshëm gjatë interpretimit në skenën e “Portokalli”.

Në puntaten e djeshme të “Sekretet e Portokallisë”, moderuar nga Ori Nebiaj , aktori i njohur rrëfeu se një herë ishte nxehur aq shumë në skenë saqë kur doli prej saj hodhi mikrofonin nga inati.

“Pati një incident me mikrofonin, nuk e solli në parametrat e duhur se kënga u këndua.
Unë mund të isha përmbajtur se ashtu siç gaboj unë gabojnë e të tjerë. I kërkova ndjesë publikut. Pjesa tjetër ishte që nuk u përmbajta dot, hodha një mikrofon, ne nuk dështojmë në asgjë. Mund të ketë qenë çështje valësh, baze ,dhe kam thyer një mikrofon pas skene shpresoj mos ma kenë futur në llogari”.- ka treguar Gazi.

Kujtojmë që aktori i dha fund beqarisë një javë më parë me të dashurën e tij prej disa kohësh, Ira Seferi, në një ceremoni madheshtore me shumë të ftuar VIP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *