Categories
Histori Të gjitha

Trekëndëshi i lidhjes natyrore Pellazg Ilir Arbër

Shkruan: Gjon KEKA

Për të sjell(gjetë) në dritë nga errësira(fshehtësia) rrënjët e një kombi duhet punë sistematike dhe e gjatë.Kjo për faktin se kemi të bëjmë me përkundje epokash dhe jo me përkundje vitesh.Dhe kur jemi tek epokat ,atëherë sigurishtë se për të gjetur burimin e atyre rrënjëve ,atij burimi të ujit që rrjedhë në kohën e sotme duhet ndjek hap pas hapi ,gjurmët(dokumentet arkivore) kronikat ,studimet e ndryshme dhe dëshmitë arkeologjike.
Kështu që për të shkuar tek burimi ,tek rrënjët e thella të lashtësisë së kombit tonë duhet bërë lidhshmërinë e pellazgo-ilirëve me arbnorët respektivisht më shqiptarët sot.Kjo duke u bazuar në traditat e papërziera të arbnorëve (shqiptarëve) me gjak të pastër të Kastriotit nga pushtues të huaj si ai turk dhe serb.Tradita,zakonet, kultura burimore arbnore,identiteti i rrënjosur,gjuha janë baza mbi të cilën duhet ndërtuar trekëndëshi i lidhjes natyrore nga pellazg-ilir-arbër(shqiptar).
Duhet nënvizuar në kuadër të kësaj se civilizimi pellazg është themeli zhvillimit të civilizimit të kontinentit europian, nga aty ka lind civilizimi i vlerave të popujve dhe shpërndarja e tyre brenda tij.Ndërsa emri ilir është i mëvonshëm por që është më tepër një emër politikë i kohës ,për shkak të lëvizjeve, megjithkëtë po ata popuj që morën nga shtrati i pellazgishtes civilizimin e tyre u ndërtuan më pas dhe u shfaqën si popull që krijon bashkësinë politik pra shtetin e tyre dhe kjo nxorri emrtimin e Gadishullit Ilirik për popujt ilir që shtrihen brenda hartës së tyre sipas emërtimit ilir. Kur jemi këtu duhet ditur se arbnorët(shqiptarët) janë një nga popujt e kësaj harte ilire ama ,një nga popujt themeltar ,faktorizues sepse rrjedhin ekskluzivisht nga pellazgët ,pra janë një nga rrënjët e mëdha të kësaj peme të këtij kontinenti , kjo mund të lidhet si nga gjuha, emërtimet e vendeve, emrave të perëndive etj, por edhe të asaj se janë autokton.
Ndërsa pyetjes që shpesh shtrohet dhe është shtruar edhe më parë nga studiues është se a janë arbnorët(shqiptarët) autokton?, përgjigjen nga shumë studiues të zellshëm dhe serioz e ka marrë bota se ky popull është autokton si nga autorët Hahn, Thunmann,Leibnitz, Ippen,Shuflaj Stipceviq etj.Autoktoniteti i arbnorëve është i padiskutueshëm,ka fakte, argumente dhe dokumente arkivore etnologjike dhe arkeologjike që vërtetojn një gjë të tillë,ata ishin dhe janë aty ,banuan dhe banojn në trevat e tyre , në trojet ku më parë quhej iliri ose më saktësishtë aty ku mbizotroj civilizimi pellazgian.
Kjo tregon se ilirët e pastër në këtë gadishulli janë arbnorët apo epirotët e lashtë.Dhe këtë e forcon edhe kjo më tepër kur nënvizohet se :”Shqiptarët janë pasardhës të Epirotëve të lashtë dhe ilirëve të cilët konsiderohet si një popull -Autokton”(Aug.Masci ,1806)
Por duhet ditur se edhe Tribalët e lashtë dhe Dardanët e Ilirës janë pjesë e rëndësishme e asaj që u tha më lartë që dëshmon për autoktonin e popullit iliro-darda reseoktivisht arbnor,ndërsa edhe sot ekzstojn emrat si Trikalli dhe Dardi në Shqipëri e Kosovë që dëshmojn për kujtesën e lashtë të popullit arbnor. Dhe sic thotë një kronist këta ishin iliro-epirotët që mbanin gjakun e përzier me iliritë e që të njëjtët ishin pellazgo-epirot ,popullësi e ndarë në fise edhe nëë atë kohë sipas gjakut.Fisi që formoj pellazgët e më pas që kjo u shtri në epirot dhe ilir ishte Pelachi(Pelaki).Megjithatë kemi parë që gjerë mëë sot nuk ka dal ndonjë tezë tjetër për ta rrëzuar atë që është thënë nga shumë studiues e që edhe është vërtetetuar në mënyrë arkeologjike se Iliria e vërtetë është arbëria e vërtetë ,epirotët e lashtë janë arbnorët e lashtë, Dardanët e Lashtë janë arbnorët e Dardanisë (Kosovës) së lashtë . Prandaj sot nuk mund të thotë asnjë studiues edhe pse ka patur trajtesa të ngjashme të largimit në mëyrë te pjesshme të asaj që u tha për iliro-arbnorët ,por megjithkëtë e vërteta i ka rrënjë e thella ,të gjera ,të gjata dhe të shtrira për rreth kontinentit të lashtë Europian. Kështuqë askush nuk mund të thotë sot se arbnorët(shqiptarët) janë pjesërisht ilir, pjesërisht pellzag e pjesërisht epirot, poashtu askush nuk mund të thotë se gjuha e arbnorëve nuk ishte e ilirëve ose pellazgëve, kur dihet se gjuha arbnore rrjedh ekskluzivisht nga gjuha e lashtë pellazgo-epirote.
Autorë të shumtë ilirët i konsiderojnë si një nga popujt më të vjetër të Europës .Dhe kjo konsiderohet ende edhe sot se popullaritetin ,gjuhën ,traditat, zakonet janë ruajtur vazhdimisht nga arbnorët (shqiptarët). Vetë emri Shqipëri-Arbani tregonë amësinë e këtij populli ,lashtësinë e arbnorëve (shqiptarëve).Edhe Ptolemeu((Ptol. III, 12-14) ) këtë emër dhe popullin e konsideron autokton.Ndërsa ai e lidh Albanoi me qytetin e Albanopolis qytet ky Iliri dhe në të cilin identifikohet në mënyrë të besueshme edhe emri i Zeusit brenda tij.((Die Helvetischen Kelten…,1840))Me gjuhën e arbnorëve sic e potencova edhe më lartë janë marrë dhe kanë referuar si p.sh ;Leibnitz,Lecce, Leake,Hahn, Xylander etj , të cilët në studimet dhe hulumtimet e tyre nuk janë larguar nga burimi por gjithnjë e më shumë kanë hulumtuar dukue iu afruar atij burimi që do të zbulonte historinë e jo vetëm të arbnorëve dhe gjuhën e tyre ,por edhe lidhshmërinë e saj me civilizimin e përgjithshme të kontinentit.
Ndërkaq “Shqipëria moderne në Europë përfshin një pjesë të Ilirisë dhe Epirit: popujt sllav janë vendos aty mbi tokën e ilirëve të lashtë dhe Epirotëve, por janë pikërisht arbnorët (shqiptarët) që përfaqësojnë pasardhësit e tyre pellazgo-epirot…”(Giovan B.Pigna,1857 ) “Lidhjet që shumë antropolog i kanë studiuar tek arbnorët(shqiptarët) kanë rezultuar të sakta se Ilirët dhe shqiptarët janë në lidhshmëri si dhe disa fise tjera të gadishullit…”(Archiv für Anthropologie,1880)
Prandaj banorët më të vjetër të rajonit të bregdetit Adriatik janë Iliro- arbnorët(shqiptarët).Dhe kjo nuk i sjell pasiguri askujt ,por tregon të vërtetën se në këtë vend kanë banuar më parë ilirët e tash pasardhësit e tyre,lidhshmëri kjo e natyrshme si stërgjishëve me brezin e ri të tanishëm lidhshmëri jo vetëm biologjike-etnologjike por edhe tepër e natyrshme.Kështuqë sot pyetjes së kush ishin ilirët dhe a janë arbnorët pasardhës të tyre? Shkenca dhe studiusit i janë përgjigjur me guximin e tyre të madh ,me punën e tyre hulumtuese dhe me mbështetjen e pakundërshtueshme se arbnorët janë pasardhës të ilirëve.
Vetë studiuesi serioz dhe i njohur Thunmann ka nënvizuar se “shqiptarët e sotëm jenë pasardhës të ilirëve të lashtë” dhe ky mendim është bërë mjaft i zakonshmëm dhe dominant deri në ditët tona.
Poashtu Thunmann shënon një nga provat e rëndësishme me fjalët e mëposhtme: “nuk kam gjetur në historinë e tyre asnjë gjurmë të emigracionit të mëvonshëm…”,dhe me këtë ai më pas shkruan se :”arbnorët(shqiptarët) nuk janë sllavë ,por se ata janë pasardhës të ilirëve …”
Në anën tjetër edhe Straboni kur flet “për Durrësin(Dyrrachium) dhe Apolloninë si pjesë te Epirit të cilët i takojn Ilirisë” respketivisht arbërisë(Shqipërisë) janë gjëra të dukshme të faktuara edhe sot shihen mjaftë mirë se aty ku lindi qytetërimi i pellazgo-ilirëve aty sot banojn arbnorët(shqiptarët), poashtu edhe këto emërtime të emrave tregojn arsyen e ekszistëncës së tyre.Por Straboni fletë edhe për dispozitat gjeografike që tregon përshtrirjen e tokave ilirë në adriatik, po në këtë shtrirje Straboni fletë edhe për shtrirjen gjuhësore të epirotëve-arbnorëve të sotëm. Sidoqoftë leximi në vepra të Homerit të Herodotit ,por edhe të Platonit si dhe të historianëve të vjetër si dhe të studiuesve serioz që janë marë mbi lashtësinë e arbnorëve do ta njohim më mirë udhën deri të rikthimi i pellazgëve në tryezën e arbnorëve dhe në tryezën e Europës si familje.Dhe do të vërtetohet burimi i origjinës së arborëve si popull ,pra si një nga popujt e lashtë të kontinentit europian ,si pasardhës të pellazgo-ilirëve.
Në lidhje me këtë më duhet të nëvizoj se edhe Gjergj Kastrioti shpesh në fjalimet e tij nuk e lë pa e përmend origjinën e popullit të tij të lashtë kjo tregon se gjaku arbnor që ai mbajti ishte gjak i të parëve të tij pellazgo-ilir dhe ai e dintë mjaftë mirë këtë sepse kishte identitetin e tij, kulturën, zakonte,traditën dhe fliste atë gjuhë amëtare që kishin folur etërit e tij. Prandaj edhe sot shqiptarëve i nevojitet një Gjergj Kastriotit për t’i pri në rrugën e drejtë të tyre dhe jo rastësisht shkruante Choiseul se”këta Shqiptarë krenarë thotë ai do të ishin ende heronj, në qoftë se ata do të kishin një Skanderberg…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *