Categories
Kuriozitete

Ushqimet që sjellin fat për Vitin e Ri, dhe s’duhet të mungojnë ne tryezë

Thjerrëzat, rrushi, shega dhe perimet jeshile, çdo traditë ka ushqimet e saj fatlume për t’i vënë në tryezë në natën e ndërrimit të viteve për të sjellë para dhe fat.

Nëse ëndërroni për dymbëdhjetë muaj të begatë dhe fitimprurës, nuk është e dëmshme të provoni. Dhe nëse ende nuk keni arritur të pasuroheni, provoni të ndryshoni traditën. Ja çfarë hanë njerëzit në mbarë botën në natën e Vitit të Ri për të siguruar fat dhe para.

Thjerrëzat, mbretëresha e ushqimeve për të sjellë para. Sipas traditës ato simbolizojnë paranë dhe rritjen ekonomike. Forma e tyre e rrumbullakët dhe e rrafshuar të kujton monedha të vogla. Kjo shpjegon pse duhet të hani në sasi nëse dëshironi të siguroni një vit të pasur. Nëse çdo kokërr korrespondon me një monedhë , më mirë mos u ndal.

Rrushi për fat të mirë. Në Spanjë dhe Meksikë është traditë që natën e Vitit të Ri të hahen dymbëdhjetë kokrra në mesnatë. Legjenda thotë se çdo kokërr korrespondon me një muaj të vitit për të cilin urohet fat. Që nga kohërat e lashta, rrushi ka qenë një simbol i bollëkut . Ndaj, sipas një proverbi, “ata që hanë rrush natën e Vitit të Ri i numërojnë paratë gjatë gjithë vitit”.

Fasule të zeza për para
Në Amerikë Jugore është e favorshme për të ngrënë fasule syzeza, të gatuara me oriz, qepë dhe feta proshutë. Ato simbolizojnë monedha dhe për këtë arsye konsiderohen si bartëse të pasurisë. Ajo që mbetet përdoren më pas të nesërmen si shenjë kursimi./shqip.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *