Më shum

    Varrezat ilire , trashëgimi për shqiptarët

    Një vizitë e gjerë nëpër trojet shqiptare , do të më bëj mirë , por gjithashtu do të më bëj të kuptoj se sa është përafërsisht numri i varrezave ilire në trojet shqiptare . Udhëtimi në këtë pjesë të Ilirisë , ku kanë jetuar më parë fiset ilire të Dardanëve , Paionëve , Epirotëve , Ardianëve , Taulantëve etij ., gjithashtu do të shuante kureshtjen time për varrezat ilire . Eshtë e pamundur , që të mos ketë varreza të karakterit ilir në trojet shqiptare . Thjesht është e pamundur . Nëse një varr (çfarë do lloji) ka simbole pagane (shembull konkret dielli) , atëherë padyshim se është varr i një iliri . Në Ballkan janë zbuluar shumë varre , të cilat janë me qindra e mijëra vjet të vjetra . Por nuk duhet të harrojmë sepse nëntoka jonë ilire , mund të ketë edhe shumë varre të tjera ilire , e që nuk janë zbuluar ende nga arkeologët shqiptar . Zbulimi i këtyre varreve dhe sendeve të popullatës së kohës , do të ishin një plus shumë i madh dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në kulturën e lashtë ilire . Njëkohësisht , këto do të ishin trashëgimi do të ishin trashëgimi për shqiptarët . Meqë jemi tek varret ilire në Ballkan , duhet të përmendim edhe llojet e varrimeve që bënin të parët tanë në atë kohë .Njëri ndër varrimet më të shpeshta që kryenin ilirët ishte varrimi nën tuma (grumbull , tumulus) . Ngritja e tumës mbi varrin e të ndjerit është zakon në të gjitha viset qysh në epokën e bronzit , ndërsa në epokën e hekurit kjo shndërrohet më pas në një rregullore të zakonshme , pavarësisht se nuk ishte e vetmja mënyrë varrosjeje në Dalmaci , në Mal të Zi , në Shqipëri e sidomos në Gllasinc të Bosnjës . Ajo që e bënte më interesante këtë zakon është se varret e personave të vdekur , kishin forma me madhësi të ndryshme në varësi të nivelit social . Njëra ndër varrezat më misterioze të periudhës ilire , janë edhe varrezat në Vuksanlekaj , më konkretisht në Hot të Malësisë së Madhe . Janë diku rreth 30 varre të gdhendur në gurë , të larta prej 1 metri deri 1,50m të kthyera me kokë nga perëndimi . Gdhendja është bërë në pjesën e përparme dhe të pasme , si edhe në vet pllakën mbuluese . Këto varreza janë të vjetra deri 800 vjet , por ato mund të përkojnë më të lashta .

    Në to gjen të gdhendura simbole nga më të ndryshmet , si të femrave të stolisura , me parzmore , kryqa që janë të lidhur me simbole të tjera , kryqi i trefishtë , hëna e plotë , gjysmëhëna , dielli , ylli gjashtëcepësh , rrathë ciklike , trekëndëshi , katrorët , shkop barinjsh , elemente nga bota shtazore dhe bimore , nëna me foshnje , fëmijë pa kokë etj . Disa nga këto simbole kanë qenë edhe simbole pagane të ilirëve . Nga kjo , mund edhe të themi se këto janë varre ilire .

    Varret Vuksanlekaj

    Do të ishte mrekulli , nëse këto varre do të zgjonin interesim tek historianë , studiues dhe arkeologë sepse këto varre janë shumë të rralla dhe banorët e Vuksanlekajt i kanë ruajtur më së miri këto varre për 200 vjet . Kjo mund të jetë një pasuri e trashëgimisë sonë kulturore . Të gjitha sendet tona të lashta janë shpirti i lashtësisë sonë . Ndërkohë … Ka edhe raste kur një stuhi shiu apo një fenomen natyror nxjerr një mori të vërtetash për një popull të lashtë sikur populli ynë . Këto janë vërshimet e gati dy viteve , të cilat vërtetojnë se në Tetovë , më saktë në fshatin Shipkovicë ka gjurmë të varrezave ilire . Kur ne jemi të mirë me popullin e tokën tonë , atëherë edhe zoti na e shpërblen me pasuri të madhe të trashëgimisë sonë kulturore .

    “Nga pamjet e vërshimeve të 4 gushtit 2015 është vërejtur edhe një varr , i cili ka bërë kureshtar jo vetëm banorët , por edhe shumë vizitor të tjerë ” – shkruan Abdullah Mehmeti nga Universiteti Shtetëror i Tetovës .

    Ka të dhëna se në këtë hapësirë , në vitet e 60-ta është gjetur edhe një rrasë me mbishkrim dhe gjetje të tjera arkeologjike , të cilat nga bashkëpunëtorët e pushtetit komunist sigurisht kanë përfunduar në Beograd . Nga kjo përfundojmë se një pjesë e madhe e gjetjeve ilire janë në dorë të sllavëve . Po pra popull pellazgo-ilir . E shihni , nëntoka e Shqipërisë etnike , frymon vetëm në gjuhën dhe jetën e të parëve tanë . Harresa historike ç’rrënjësohet atëherë kur zoti e kupton se shqiptarët , duhet të zbulojnë rrënjët e tyre të vërteta . Mos e lejoni që sllavo-grekët të grabisin më shumë tokën e pasur pellazgo-ilire./shqip.info/

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here