Categories
Histori Shqipëria

Viktor Emanuelit të III – i dorëzohet ‘Kurora e Skenderbeut’

nga përfaqësuesë të Italisë fashiste dhe bashkpunëtorëve të saj në Shqipëri, iu dorëzua, në Romë, me ceremoni pompoze, Viktor Emanuelit të III-të, perandorit-mbret të Italisë, Kurora e Skënderbeut,

Si sot, më 16 prill 1939, (vetëm katër ditë pas pushtimit fashist të Shqipërisë), sipas një plani të përgatitur që më parë, më nge e në fshehtësi, nga përfaqësuesë të Italisë fashiste dhe bashkpunëtorëve të saj në Shqipëri, iu dorëzua, në Romë, me ceremoni pompoze, Viktor Emanuelit të III-të, perandorit-mbret të Italisë, Kurora e Skënderbeut, – dmth e simbolit të Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit Kombëtar të shqiptarëve !


(Sipas disa bashkëkohësve, madje ishte planifikuar edhe nxjerrja nga Kasaforta e Thesarit të Shtetit të Bankës Kombëtare edhe i dokumentit themelor të Historisë së Kombit, dmth Aktit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, (dorëzuar në Thesarin e Shtetit me komision e procesverbal të posaçëm, nga atdhetari i shquar, – Lef Nosi). Por dalja e sekretit çoi në përgatitjen dhe shpërndarjen rrufe nga disa ptriotë, të një fletvolanti, ku kërrcënohej me vdekje, kushdo që do të nxirrte nga Shqipëria dokumentin e Pavarësisë Kombëtare.


Fletvolanti, sipas dy dëshmitarëve pamorë, u mblodh me shpejtësi olimpike nga fashistët dhe agjentët tyre vendas, por duket të ketë diskurajuar planin e fashistëve italianë dhe bashkpunëtorëve të tyre ”shqiptarë”, për marrjen e Precesverbalit origjinal të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në Vlorë!


Këtë akt tradhëtie të lartë kombëtare e kryesonin Shefqet Vërlaci, Xhaferr Ypi dhe Ernest Koliqi. (Refuzuan të ishin pjesëtarë të këtij akti të turpshëm Mit’hat Frashëri dhe përfaqësuesë të famijeve të shquara Butka etj).

Mirëpo, si për ironi të fatit, vetëm pas 6 viteve më vonë, në muajtë e parë të vitit 1946, këtë herë në fshehtësi e konspiracion të plotë , ky dokument i shenjtë i historisë sonë kombëtare, nxirret nga Thesari i Shtetit dhe dorëzohet në Beograd, nga klika arriviste dhe antikombëtare hoxhiste, si mirënjohje për promuovimin e saj në krye të vendit, si dhe si garanci besnikërie ndaj planit të fshehtë serbo-jugosllavo-sovjetik të :
A. Shpartallimit të Shqipërisë Etnike nga PKSH dhe forcat e saj të armatosura;
B. Rikthimit të Kosovë nën Serbi, gjithëpo me vetë bajonetat e PKSH;

C. Përfshirjen e Shqipërisë londineze në Jugosllavi, si Republikë e shtatë (e vetmja pikë që nuk u relizua dot, thjesht për shkak të plasjes së konfliktit të ashpër Stalin -Tito, në gjirin e Internacionales së Tretë Komuniste (Interkom), ndarje së tyre dhe përzgjedhjes nga PKSH të hedhjes në prehërin e Stalinit, dmth të Bashkimit Sovjetik. Por ndërsa Kurora e Skënderbeut u rikthye, mjerisht Akti i origjinal i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare jo..!

Ai vazhdon të mbetet atje, ku u dorëzua fshehurazi ! Madje e papërmendur fare nga historiografia jonë e kohës së diktaturës komuniste dhe asaj postkomuniste dhe qeveritë përkatëse..!

Përfundimisht, bashkpunëtorët e të huajve (me fjalë joshqipe, – kolaboracionistë), në dëm të interesave kombëtare, në luftë a në paqe, komunistë ose jo, kanë në fakt vetëm një ngjyrë damkuese: atë të antiatdhetarëve e tradhëtarëve me xhufkë e të neveritshëm, pavarësisht nga pozat dhe marifetet e tyre të shpifura, djallëzore e kameleonike..!

Betrit Belliu, historian. 16 Prill 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *