More

    “Zbehet” ekonomia/ Rishikohet rritja në 2.7 % e PBB, 2019-ta viti më i dobët

    Ekonomia shqiptare nuk ka përformuar pozitivisht gjatë vitit që lamë pas dhe këtë e tregojnë edhe shifrat.

    Rënia e konsumit, investimet dhe produktiviteti i ulët kanë prodhuar një perfomancë reale shumë larg objektivave fillestare.

    Kështu, qeveria ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike gjatë vitit 2019, në 2.7 për qind, apo thuajse gjysma e asaj që ishte projektuar në buxhetin fillestar.

    Ndryshimet janë reflektuar në kuadrin makroekonomik fiskal 2021-2023, të publikuar në Fletoren Zyrtare, ku dhe janë pasqyruar treguesit kryesorë të ecurisë së ekonomisë në vend, shkruan scan.tv.

    Ajo që vihet re është se vitit 2019 rezulton me performancën më të keqe sa i takon rritjes ekonomike, pasi në periudhën 2016-2018 rritja ka qenë mbi 3.3 për qind, duke kulmuar me 4.1 për qind në 2018, ndërsa po ashtu parashikimet për periudhën 2020-2023 janë në kufirin 4 deri 4.1 për qind të PBB. Këtë e kanë treguar edhe 3- tremujorët e kaluar.

    Po ashtu, të ardhurat e pritshme për vitin që lam pas, rezultojnë rreth 24 miliardë lekë më pak nga parashikimi fillestar i bërë në buxhet, konkretisht në në 462.5 miliardë lekë apo 27.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke regjistruar kështu sërish nivelin më të ulët që nga viti 2016 si dhe në raport me parashikimin deri në vitin 2023./shqip.info

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here