Nga Nexhat Merxhushi
Dokumentet autentikë, dëshmitarët e gjallë, e kaluara tragjike e popullsisë shqiptare të Çamërisë, nuk duhet t’i mbeten së kaluarës. Tragjeditë që kanë pësuar popujt nga pushtuesit dhe të futen në Fondin e Historisë aktive të një populli. Popullsia Shqiptare e Çamërisë ka pësuar goditje të rënda dhe me dhimbje të pariparueshme të llojit Hakmarrje nga pushtuesit grekë, pse ishin shqiptarë dhe myslimanë, duke i quajtur mbeturina të Islamit. Për të zbatuar Megalidenë e Jani Koletit, më 1844, bandat e armatosura të Gjeneralit Grivas, në territoret jo greke, kryen masakra mbi banorët e pafajshëm. Për këto banda flet dhe historiani çam grek J.Kordhatës.
“ Kapobandat greke, pas vitit 1844 dhe në vazhdim, gjatë marshimeve drejt krahinave me banorë të etnisë jo greke, për nga feja dhe kombësia, inkurajoheshin me parullën e njohur shovene; përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën, thikën” (J.Kordhates tek libri; “Istoria tis Enoteris Elladha” 1985 faqe 132) Vrasjet masive në Çamëri filluan pas vitit 1913. Para këtyre vrasjeve janë kryer masakra të tjera tek banorët myslimanë të Çamërisë. Persona të etiketuar si hajdutë, më 1912-ën vranë Çelo Isufin dhe plagosën Hasan Mingën në Rrethin e Paramithisë, duke u marrë dhe 150 dele. Kriminelët hajdutë ne i njohim, se një pjesë prej tyre lyen duart me gjak dhe në Masakrën Zerviste ndaj Çamëve, më 27 qershor 1944.
Disa pjesëtarë të bandave që vepruan edhe më vonë në sakrën e 27 qershorit 1944. Këta ishin “ Dhimo Bushi (nga Leftrohori), Gjel Pasko, Kosta Pasko (nga Popovo), Çili Nasto, Gjel Nasto, Kristo Xhavarra (nga Selani) etj. Më 1913 u zhdukën pa lënë gjurmë Subi Dino dhe Fuat Pronjo (çam të pasur). Fati i tyre nuk dha nishan asnjëherë. Grekët e sotëm na quajnë neve vrasës dhe bashkëpunëtorë, duke lënë në harresë krimet e tyre. Vrasjet e banorëve shqiptarë të Çamërisë, kanë qenë traditë e grekëve sidomos me armë të ftohta dhe pa zhurmë. Këto vrasje ata i quajnë akte trimërie dhe heroizmi!!
Para pushtimit të Janinës më 21 shkurt 1913 dhe gjithë Çamërisë më 23 shkurt 1913, patriotët çamë mbrojtën vendin e tyre nga një pushtues i ri, siç ishte Greqia. Ata luftuan në shkallën e Paramithisë me trimin çam Dr. Asaf Çami dhe tek Mulliri i Bardhë në Kardhiq, ku kryesonin patriotët Beqir Bako dhe Shota e Çamërisë, Daje Sako. Qëndresa e tyre vonoi disi pushtimin e Çamërisë nga grekët. Masakra më e madhe masive që u bë në verilindje të Paramithisë, në Selan nuk është një çështje e së shkuarës.
Ajo vërteton katërcipërisht natyrën hakmarrëse të grekëve ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve myslimanë çamë. Më 18 mars 1913, vjen në Janinën e çliruar, Princi trashëgimtar i Greqisë, Kostandini, i cili u shpreh para banorëve çamë se do t’u sigurohet liria e jetës, liria e besimit, liria etnike, pasuria dhe dinjiteti. Fjalë, të cilat u tha dhe Zerva banorëve çamë, por kur! Pasi ishin bërë masakrat e 27 qershorit 1944.
Kur princi Kostandin fliste në përkrahje të çamëve në fshatrat e Frarit, si: Kardhiq, Dragomi, Kamin, Psakë dhe Lugat, grekët bënin masakra mbi banorët myslimane çam, duke djegur shtëpi, duke vrare banorë, duke u marrë pasuritë dhe duke i përzënë.
Një familje çame nga Kardhiqi, familja Kapoli erdhi dhe u strehua në Paramithi, pasi ishte përzënë andej dhe u ishte marrë një pasuri e madhe. Përshkrimin e masakrave greke e paraqesin autorë të huaj dhe grekë. “Pas pushtimit të Janinës dhe gjithë Çamërisë nga ushtria greke, këta lanë kujtime të hidhura në popullsinë shqiptare të Çamërisë. Banda me ushtarë Kretas, të drejtuara nga Manolos Montakis nga Granica, nuk kursyen asgjë të gjallë ndër myslimanët.” (Historiani grek G. Fessopullos tek libri “Lufta e Janinës” fq. 143)
“Kurse autori gjerman Buehberg, shprehet: “Pas pushtimit të Janinës, në rrethinat e saj, kishte kufoma shqiptarësh të shpërfytyruar në mënyrën më të egër.” (Autori gjerman Buheberg tek libri “Vitet e mia në Shqipëri” fq.250) Dhe për të gjitha masakrat e grekëve ndaj çamëve, Jorgo Margariti e mbyll kështu: “Të rrëqethin faktet tronditëse, jo vetëm të muajve të parë të vitit 1913, vitet 1923-1926, vitet 30-40, por edhe ato të Qershorit 1944.” (Autori grek Jorgo Margariti tek libri “Bashkëpatriotë të padëshiruar.”fq. 142) Tragjedia më e madhe masive ndaj çamëve, ishte ajo e Përroit të Selanit, në Paramithi më 27 Mars 1913, ku u vranë 72 burra çam, pa ndonjë shkak nga grekët, se ishin myslimanë dhe shqiptarë.
Kjo masakër vërtetohet nga Dosja 1 dokumenti 22 që ndodhet në Arshivën e shtetit dhe nga një tjetër dokument që gjendet në Dhimarhion (Komunën) e Paramithisë, sipas Vasil Krapsitit tek libri “I muslimani Camidhes tis Thespotias” fq. 57 botim I vitit 1986. Në këtë dokument të komunës së Paramithisë, ekziston një urdhër i Komandës italiane në Janinë më 1917, që i dërgohet komandës italiane me qendër në Paramithi, ku urdhërohet kjo e fundit të verifikojë këtë ngjarje. Letra thotë: “Më 19 Mars 1913 Furarhio i Paramithisë mblodhi kryetarët; Petro Ringa, Vasil Ringa, Dhimosten Ringa, Apostol Zogani, Mitro Caci, Jorgji Pabro etj., dhe me pjesëmarrjen e Dhespotit të Paramithisë, bënë një komision dhe sipas LISTES që hartuan, vendosën të arrestojë gjithë ata që dolën në mbrojtje të Çamërisë, nga një pushtues i dytë. Kryetari I Bashkisë së Paramithisë, Mitro Caci nga Sajadha, caktoi për të arrestuar çamët, gjeneral Maskopullo, i mbështetur nga Aleksandër konduli dhe krimineli nga Gjiriti Marko Delijanaqi.” U arrestuan 104 veta. Një pjesë i rrahën rrugës dhe i gjymtuan, kurse 72 të tjerë i çuan tek një Përrua në veri-lindje te Paramithisë dhe kriminelëve i’u dha urdhri të kryenin shpejt veprimet dhe pa zhurmë, pa shkrehur asnjë plumb dhe me armë të ftohta. Urdhri ishte i tillë: “Apanu” (përsipër). Uji i Përroit u mbulua me gjak. Kriminelët nuk i lanë as të jepnin shpirt. Nisën t’i kontrollonin, duke u marrë teshat e trupit dhe duke i thyer me gurë dhëmbët e florinjtë. Letra që komanda Italiane e Janinës i dërgon asaj të Paramithisë më 1917 nuk u verifikua asnjëherë, por dokumenti që tregon Masakrën ndodhet në Komunën e Paramithisë dhe në Arshivën e Shtetit Shqiptar. Masakra të tilla masive që kanë kryer grekët ndaj popullsisë së pafajshme çame, duhen kujtuar nga ne brezat e mëvonshëm dhe nuk duhet të pranojmë thëniet e politikanëve dhe Kishës Greke “ta lëmë të kaluarën dhe të shikojmë përpara”,- thënie të cilën e përkrahin dhe disa politikanë tanë, duke na etiketuar neve si iredentistë dhe prishës të marrëdhënieve “shumë të mira”!!! me Greqinë.
Cilën të kaluar të lëmë pas, atë të kaluar që na vranë, na vodhën djersën tonë, na vodhën dinjitetin tonë dhe na quajtën bashkëpunëtorë me okupatorin? Qeveria greke kërkon të gjejë në Shqipëri varret e ushtarëve grekë të rënë në tokën tonë dhe nuk po i gjen dot, por prapë i gjen se i ngatërron me pleq, fëmijë shqiptarë të vrarë nga ata!! Dhe mirë bën që i kërkon, po ne që i kemi lënë të vrarët tanë nga këto Masakra të grekëve, të tipit hakmarrje dhe na thonë se keni bashkëpunuar me okupatorin, prandaj nuk ju duam. Masakrat masive të tipit Masakra e Selanit dhe ajo që vjen në Maj, 73- vjetori i Masakrës Zerviste 1944 mbi popullsinë Shqiptare të Çamërisë do të përmenden dhe duhet të futen në Fondin Aktiv të Historisë së Shqipërisë si ngjarje të shëmtuara të fqinjit tonë jugorë, i cili nuk ka kërkuar akoma falje. Do t’i kujtojmë këto ngjarje se është edhe thirrja e të vrarëve – Mos na harroni..! Do t’i kujtojmë, jo për hakmarrje, por për të vënë në vend drejtësinë. Do të kemi kohe, gjatë këtyre muajve, që Grekët e sotëm të kuptojnë fajin e paraardhësve të tyre, të kërkojnë falje dhe sipas Ligjeve Ndërkombëtare të vendosin drejtësinë.
Të vrarët në Përroin e Selanit sipas fshatrave jepen si më poshtë:
Nr | Mininë | Nr | Vrisi | Nr | Drams | |||
1 | Xhelal Ademi | 1 | Hasan Sulejmani | 1 | Tahir Avdullai | |||
2 | Veli Murati | 2 | Rexhep Vërsela | 2 | Sinan Brahimin | |||
3 | Hysen Murat | 3 | Ruhan Haruni | 3 | Rifat Haxhiun | |||
4 | Vesel Balo | 4 | Shaqir Sulejmani | 4 | Islam Qamili | |||
5 | Iljaz Balo | 5 | Hysen Latifin | |||||
6 | Resul Tahiri | Nr | Nikolicë | 6 | Dalan Binozi | |||
7 | Nuh Nuhun | 1 | Muhtar Dauti | 7 | Fejzo Nazifi | |||
8 | Ali Nuhu | 2 | Rifat Mero | 8 | Damin Qamili | |||
9 | Maliq Mucaj | 3 | Veli Haruni | 9 | Abedin Ahmeti | |||
10 | Beqir Husin | 4 | Halim Duro | |||||
11 | Ibrahim Mamon | 5 | Tahir Mero | Nr | Grikë | |||
12 | Mehmet Demën | 6 | Hajro Mero | 1 | Refik Meco | |||
13 | Agush Mero | 2 | Sejko Cane | |||||
Nr | Skupice | |||||||
Nr | Bedelen | 1 | Murat Hasanin | Nr | Rrëzani | |||
1 | Resul Cenën | 2 | Tahir Selimi | 1 | Isuf Brahimi | |||
2 | Iljaz Ahmetin | 3 | Bajram Kushe | 2 | Nustret Brahimi | |||
3 | Osman Cafanë | 4 | Shaban Selimi | 3 | Izet Veliu | |||
4 | Adem Muhtari | 5 | Dalan Kushe | 4 | Murat Telhain | |||
5 | Sherif Muhtari | 6 | Nuredin Kushe | 5 | Ramadan Hasani | |||
Nr | Vratilë | Nr | Koriqan | Nr | Njihor | |||
1 | Dajlan Mehmetin | 1 | Mehmet Mazen | 1 | Bejaz Selim | |||
2 | Vejsel Rexhepi | 2 | Maliq Banushi | 2 | Harun Qemal | |||
3 | Ibrahim Muhtari | 3 | Avdyl Cafari | 3 | Nustret Shehu | |||
4 | Mustafa Shuaipi | 4 | Adem Shehu | |||||
Nr | Shëmrizë | 5 | Hysen Selim | |||||
Nr | Paramithi | 1 | Abedin Rakipi | 6 | Rexhep Hasan | |||
1 | Fuat Pronjo | 2 | Kasem Osmani | |||||
2 | Subi Dino | 3 | Sadush Dine | 7 | Duro Dauti | |||
3 | Alush Gjyzeli | 4 | Maksut Muharremi | 8 | Nexhip Dauti |
Nr | Petrovicë |
1 | Musa Late |
One reply on “104-vjetori i Masakrës kundër Çamëve nga banda greke e Deljanaqit”
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?