Categories
Bota Lajme

481 shqiptarë të izoluar në Itali, ndodhen ne zonën e kuqe, mesohet se..

Shqetesimi i koronavirusit ka izoluar 11 komuna në Itali pasi numri i të prekurve ka arritur në 132.

Nuk dihet akoma nëse mes tyre ndodhet ndonjë shqiptar, por mesohet se në zonën e kuqe janë të paktën 481 shqiptarë të izoluar.

Në rajonin e Venetos, një prej zonave më të prekura nga koronavirus, është komuna Vo Euganeo ku për momentin janë verifikuar 12 persona të infektuar e ku jetojnë 16 shqiptarë.

Deri tani, është bërë bilanci i shqiptarëve që jetojnë në 11 komunat e izoluara, shkruan Ora News.

-Në Codogno jetojnë 167 shqiptarë që përbëjnë 8,3% të popullsisë së huaj në këtë komunë.

-Në Casalepusterlengo jetojnë 198 shqiptarë e që përbëjnë 8.1 % të popullsisë së huaj në këtë territor.

-Në komunën Castglione D’Adda jetojnë 27 shqiptarë e që përbëjnë 7.9% të popullsisë së huaj banorë në këtë komunë.

-Në Fombio jetojnë 9 shqiptarë e që përbëjnë 6.1% të popullsisë së huaj në këtë qytezë.

-Në Maelo jetojnë 13 shqiptarë e që përbëjnë 4.8% të popullsisë së huaj që banojnë në këtë qytezë.

-Në Somaglia jetojnë 33 shqiptarë e që përbëjnë 6.5% të popullsisë së huaj në këtë komunë.

-Në Bertonico jetojnë 17 shqiptarë e që përbëjnë 10.9% të popullsisë së huaj banorë në këtë qytezë.

-Në komunën Terranova dei Passerini nuk jeton asnjë emigrant shqiptar.

-Në Castelgerundo jeton vetëm 1 emigrant shqiptarë e që përbën 0.7% të popullsisë së huaj që jeton në këtë territor.

-Në komunën San Fiorano nuk jeton asnjë emigrant shqiptarë.

-Në komunën Vo Euganeo jetojnë 16 shqiptarë e që përbëjnë 10.6% të popullisë së huaj në këtë komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *