Categories
Bota Lajme

Shkon në 3 numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi, anulohen karnavalet në Venecia

Në Itali shkon në 3 numri i të vdekurve nga koronavirusi. Viktima e radhës, një grua, u nda nga jeta në Kremona, ndërsa ndodhej nën kujdesin e mjekëve. Për banorët e shumtë, situata është njësoj sikur të ndodheshin në luftë.

Numri i të prekurve vazhdon që të rritet dhe aktualisht janë 150 persona të vendosur në spitale, në pesë krahina.  Në Venezia autoritetet lokale morën vendimin që të anulojnë karnavalet.

Sipas mediave italiane, një shtetrrethim i vërtetë duket se po ndodh në veriun e vendit, ku mbi 50 mijë persona gjenden në karantinë si dhe 11 komuna tashmë janë izoluar totalisht.

Pika kontrolli përreth vendeve të prekura nga virusi për të mos lejuar banorët të largohen; korridore “sterile” për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke i garantuar kështu qytetarëve furnizimin e mallrave thelbësorë; kush nuk i bindet urdhrit për të mos lëvizur nga të ashtuquajturat “vatra infektimi”, rrezikon arrestimin deri në tre muaj: këto janë disa prej masave ekstreme që Italia po merr në përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit, rastet e prekura prej të cilit po shfaqen me një shpejtësi marramendëse.

Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e veprimeve terroriste. Ato vetë e pranojnë se “pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave”, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie. Ky është “ modeli Vuhan”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *